Politike

Ngecja e negociatave me BE, Meta: Përgjegjës janë Edi Rama dhe Lulzim Basha

6 Shkurt 2022, 20:42 Nga DOSJA
Ngecja e negociatave me BE, Meta: Përgjegjës janë Edi Rama dhe

TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta fajësoi kryeministrin e vendit Edi Rama dhe liderin e opozitës Lulzim Basha për zvarritjen e reformave madhore në kuadër të hapjes së negociatave për integrim në Bashkimin Euriopian. Në intervistën e dhënë për Radio Televizionin Shtetëror të Malit të Zi, kreu i shtetit tha opozita rrëzoi sistemin e llogaridhënies duke djegur mandatet parlamentare në 2019, duke mos marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 30 qershorit 2019 dhe bojkotin e reformës në drejtësi duke lejuar Partinë Socialiste të marrë të gjitha pushtetet.

Moshyrjen e opozitës në zgjedhjet vendore të para më shumë se 2 viteve, Meta e konsideroi si diçka katastrofike që nuk ndodh as në kontinetin afrikan.

“Është për të ardhur keq, sepse Shqipëria ka qenë shumë më përpara Serbisë dhe Malit të Zi për çështjen e integrimit europian. Shqipëria ka firmosur Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit që në vitin 2006, ndërkohë që Mali i Zi dhe Serbia e kanë firmosur pas Shqipërisë, por Mali i Zi i ka çelur negociatat në 2012-n, Serbia në 2014-n dhe Shqipëria ende jo sot!

Ne nuk kemi qenë pjesë e ish-Jugosllavisë. Nuk kemi asnjë problem sikurse kanë pasur vendet e tjera, që kanë dalë nga ish-Jugosllavia. S’kemi pasur asnjë problem siç ka pasur Maqedonia e Veriut me Greqinë për çështjen e emrit.

Kemi pasur vetëm probleme artificiale të brendshme dhe mungesë vullneti për të bërë ato reforma që e çojnë Shqipërinë më shpejt në Bashkimin Europian dhe  këtu përgjegjësia nuk është vetëm e njëanshme, pra vetëm e Qeverisë, por për fat të keq, por përgjegjësi të madhe ka edhe lidershipi i opozitës, që ka kryer disa akte të paprecedentë, që kanë dëmtuar shumë demokracinë, shtetin e së drejtës dhe e kanë rrëzuar sistemin e llogaridhënies!

Djegia e mandateve – një veprim i papajtueshëm! Për më shumë se dy vite Shqipëria kishte një parlament njëpartiak, i cili deri në pengesë për të ushtruar pushtetin e gjithëpushtetshëm, kishte Presidentin e Republikës!

Kemi bojkotin nga ana e opozitës të reformës në drejtësi, që ishte reformë shumë e rëndësishme, që ndihmoi kapjen e të gjitha institucioneve të drejtësisë, nga ana e qeverisë!

Kemi moshyrjen në zgjedhjet vendore nga opozita, veprim katastrofik i paprecedent jo vetëm në Europë, por ndoshta edhe në Afrikë, ku vështirë të gjesh një vend ku nuk ka asnjë këshilltar opozita, jo kryetar bashkie, por nuk ka një këshilltar që të bëjë opozitë.

Ndërkohë ne e dimë se sa i rëndësishëm është pushteti vendor në jetën e përditshme për të gjithë qytetarët, që nga fëmijët e çerdheve e deri te të moshuarit!”, deklaroi presidenti Meta për Radio Televizionin Shtetëror të Malit të Zi.

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike djegia e mandateve edi rama ilir meta lulzim basha negociatat me be reforma ne drejtesi zgjedhjet lokale të 30 qershorit djegia e mandateve edi rama ilir meta lulzim basha negociatat me be reforma ne drejtesi zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Sondazh

Poll