Politike

Meta: BE të jetë më kërkuese ndaj Shqipërisë, reformat me efektivitet të ulët

6 Shkurt 2022, 19:36 Nga DOSJA
Meta: BE të jetë më kërkuese ndaj Shqipërisë,

TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta kërkoi nga Bashkimi Europian që të ushtrojë më tepër presion ndaj Shqipërisë për zbatimin sa më efikas të reformave. Në intervistën e dhënë për Radio Televizionin Shtetëror të Malit të Zi, kreu i shtetit shtoi institucionet europiane duhet të shqetësohen më tepër në lidhje me funksionimin e shtetit shqiptar pasi kostoja e madhe financiare e reformave po jep shumë pak rezultate. Ai kritikoi përfaqësues dhe diplomatë europianë që sipas tij janë konformuar dhe mbajnë anën e pushtetit dhe qeverisë.

“Duhen përpjekje më serioze për të bërë reforma reale dhe jo fiktive përsa i takon forcimit të shtetit të së drejtës, forcimit të institucioneve të pavarura dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që është një shqetësim në vendet tona dhe që është një shqetësim edhe për vetë Bashkimin Europian! Institucionet europiane duhet të jenë më kërkuese për zbatimin efektiv të reformave, sepse disa prej tyre tashmë kanë ngritur shqetësimin se janë harxhuar shumë fonde, por efektiviteti ka qenë i ulët.

Kjo ndodh sepse shpesh përfaqësuesit e institucioneve europiane në vendet tona konformohen me qeveritë në pushtet dhe nuk u qëndrojnë fort parimeve, mbi të cilat janë ideuar apo bazuar këto reforma. Shpesh shohim një kapje të shtetit nga pushteti, nga qeveria, si dhe një mosfunksionim të shtetit të së drejtës dhe një bilanc tepër negativ përsa i takon luftës kundër korrupsionit”, deklaroi presidenti i Republikës Ilir Meta.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bashkimi europian ilir meta bashkimi europian ilir meta

Sondazh

Poll