Politike

Mblidhet dega e PD në Gjirokastër, Tritan Shehu: Basha si patericë e Ramës

6 Shkurt 2022, 20:25 Nga DOSJA
Mblidhet dega e PD në Gjirokastër, Tritan Shehu: Basha si

GJIROKASTËR – Deputeti dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD Tritan Shehu mori pjesë në mbledhjen e degës së PD në Gjirokastër. I shoqëruar nga drejtuesi i degës demokrate të Gjirokastrës Dasho Aliko, Shehu tha se është koha që vetëm kjo degë, por dhe e gjithë partia të ristrukturohet. Ai hodhi akuza ndaj liderit të PD Lulzim Bashës se po betonon regjimin e kryeministrit Edi Rama si dhe po i shërben si patericë e tij me përjashtimet e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetëve të tjerë nga partia. Sipas Shehut, Basha po godet të kaluarën dhe historinë e PD dhe në këtë mënyrë po dëmton të tashmen.

POSTIMI I TRITAN SHEHUT:

Ne perfundim edhe nje “kafe” miqesore se bashku.

 

Këtë javë, kryetari i degës së PD në Gjirokastër Dasho Aliko akuzoi mbështetës të Bashës dhe të dërguarin e PD në Gjirokastër Roland Bejkon se shpërthyen me forcë dyert e zyrave të degës, edhe pse kishin rënë dakord paraprakisht për të mbajtur një mbledhje të përbashkët të dyja palët: si të Komisionit të Rithemelimit të PD dhe të pjesës së ashtëquajtuar zyrtare e PD.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike komisioni i rithemelimit te pd perplasje ne partine demokratike tritan shehu komisioni i rithemelimit te pd perplasje ne partine demokratike tritan shehu

Sondazh

Poll