Politike

Meta: Mosliberalizimi i vizave për Kosovën padrejtësi, shteti i ka plotësuar kushtet

6 Shkurt 2022, 19:49 Nga DOSJA
Meta: Mosliberalizimi i vizave për Kosovën padrejtësi, shteti i

TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta kërkoi që Bashkimi Europian të liberalizojë sa më shpejt vizat për Kosovën. Në intervistën e dhënë së fundmi për Radio Televizionin Shtetëror të Malit të Zi, kreu i shtetit e quajti të padrejtë mosliberalizimin e vizave. Ai foli dhe për dialogun Kosovë-Serbi duke uruar që në fund palët të arrijnë të pranojnë njëra-tjetrën.

“Njëkohësisht dëshirojmë dhe kërkojmë me forcë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, pasi kjo është një padrejtësi dhe diskriminim! Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave dhe natyrisht urojmë që të gjithë të përparojnë në këtë proces! Ka disa çështje kyçe sikurse është dialogu Serbi-Kosovë, dhe dëshirojmë që sa më shpejt të ketë një përmbyllje të këtij dialogu, të suksesshme, me njohje reciproke nga të dyja vendet!”, deklaroi presidenti Ilir Meta.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bashkimi europian ilir meta liberalizimi i vizave me kosovën bashkimi europian ilir meta liberalizimi i vizave me kosovën

Sondazh

Poll