Politike

“Marrëdhënie të shkëlqyera me Malin e Zi”, Meta propozon projekte të përbashkëta

6 Shkurt 2022, 19:25 Nga DOSJA
“Marrëdhënie të shkëlqyera me Malin e Zi”, Meta

TIRANË – Presidenti i Shqipërsië, Ilir Meta theksoi se vendi i tij dhe Mali i Zi nuk kanë marrëdhënie të mira, por të shkëlqyera. Në intervistën e dhënë për Radio Televizionin Shtetëror të Malit të Zi, kreu i shtetit kërkoi që dy vendet tona të ndërtojnë një urë mbi Lumin Bunë në Shkodër për të krijuar unazën e qarkullimit Ulqin-Velipojë-Shkodër-Muriqan-Ulqin. Së dyti, ai kërkoi një lidhje sa më të shpejtë infrastrukturore mes Shqipërisë dhe Malit të Zi nëpërmjet vendosjes së lidhjes në liqein e Shkodrës.

“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi nuk janë të mira, janë të shkqleyra. Janë shembuLl për të gjitha vendet e rajonit. Mendoj se bashkëpunimi është në të gjitha fushat. Duhet të përqëndrohet në disa projekte konkrete që i kemi diskutuar prej kohësh. P.sh. urë mbi Bunë që të lidhet Ada e Vogël dhe e Madhe, në mënyrë që të kemi një unazë Ulqin-Velipojë-Shkodër-Muriqan-Ulqin. Lidhja sa më e shpejtë në liqenin e Shkodrës nga Zogaj në pjesën tjetër. Janë të thjeshta, çlirojnë energji pozitive”, u shpreh presidenti Ilir Meta.

(d,v.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll