Politike

“Përktheu votat në para”/Kryemadhi: S’ka më Georgina, Basha të bëhet film në Netflix

2 Shkurt 2022, 21:34 Nga DOSJA
“Përktheu votat në para”/Kryemadhi: S’ka më

TIRANË– Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka hedhur akuza ndaj kryedemokratit Luzlim Basha, duke thënë se tradhtoi koalicionin e 25 prillit me partinë që ajo drejton. Në emisionin “Opinion”, ish-aleatja e Bashës tha se kryetari i PD i ka përkthyer votat e demokratëve në përfitime financiare, ndaj dhe hodhi propozimin se rasti i tij duhet të bëhet film në Netflix.

“Përsa i përketë qylaxhiut, që ka marr qyl mandat në 2005, në 209, ka marr qyl ministër dhe kryetar bashkia. Ai tregoi që pangopësia financiare e klanit të tij që ta përkthej votën e partisë së tij në para në xhepin e tij dhe Netflix do e bëj film. Nuk do jetë “I am Georgina”, ky do e bëjë “I am Luli”. Ju e dini që ka një çështje në SHBA që Bilal Shehu është dënuar me 4 vite për shkak që ka bërë Rama më Obamën që bëhej fjalë 80 mijë dollarë. Përsëri ka një çështje në SHBA, Trump i bënte më pak, sot e kësaj dite kemi një çështje të mbyllur për procedurë dhe në Prokurorinë e Tiranës për 675 mijë dollarë të një fotografie me Trump që ne e dimë që nuk janë aq. Prokuria nuk e ka mbyllur, çështja është mbyllur për shkak se prokurori dhe dorëheqje një ditë para se të mbaronin afatet e dorëzimit. Çështja nuk është mbyllur dhe këtu fillon shtrëngimi i litarit në fyt për Bashën,” -tha Kryemadhi.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha monika kryemadhi lulzim basha monika kryemadhi

Sondazh

Poll