Politike

SPAK heton Agollin për tenderin 500 milionë lekë, PD: T’i shkohet deri në fund

2 Shkurt 2022, 18:20 Nga DOSJA
SPAK heton Agollin për tenderin 500 milionë lekë, PD: T’i

TIRANË – Partia Demokratike përshëndeti sot vendimin e Prokurorisë së Posaçme të Antikorrupsionit për të hetuar drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli lidhur me dhënien e tenderit 500 milionë lekë për menunë e projektit “100 fshatrat”. Nëpërmjet deputetit Ervin Salianji, selia blu kërkoi që kjo çështje të hetohet deri në fund. Ndër të tjera, Partia Demokratike theksoi se rasti i fundit provon pabarazinë e madhe të krijuar në vendin prej qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

DEKLARATA E DEPUTETIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, ERVIN SALIANJI:

Pak ditë më parë denoncuam se si Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka dhënë 500 milionë lekë për përgatitjen e një menuje trandicionale.

Bëhet fjalë për një tender për hartimin e menusë së projektit të “100 fshatrave” dhe realizimin e një dokumentari. Për këtë tender janë paguar plot 500 milion lekë dhe i përzgjedhur nga FSHZH është kuzhinieri Alfio Rrotani.

Përvec tenderit të ekzagjeruar, skandali thellohet edhe më shumë nga përfshirja e Rrotanit, i cili ka punuar për restorantin “Bedouin Beach & Bar”, që është në pronësi të Flladi Agollit, djali i vetë drejtorit FSHZH Dritan Agolli që ka bërë tenderin.

Sot kjo cështje është marrë nën hetim nga SPAK dhe qytetarët shqiptatrë presin transparencë për kostot e dyshimita të tenderit, për procedurën e ndijekur, e cila ka favorizuar kompaninë me ofertën më të lartë, dhe sidomos për lidhjet që drejtuesi i këtij institucionit ka me fituesin e tenderit.

Pasi, përtej justifikimeve të vonuara të drejtuesit të këtij institucioni, kjo listë gatimesh prej 500 milionë lekësh, për qytetarët shqiptarë përfaqëson një shuplakë përballë një relaiteti ekonomik të vështirë, e për një pjesë të madhe të papërballueshëm, deri në kushtet e mbijetesës.

Sepse ndërkohë që zyrtarë të korruptuar shpërdorojnë taksat e qytetarëve më të varfër në Europë, me me skema të tilla si kjo menu 500 milionshe, njerëzit e ndershëm të këtij vendi  vujanë varfërinë e krijuar nga korrupsioni i kudondodhur apo braktisjen nga një qeveri që prioritet ka klientët dhe jo qytetarët, sic ishte rasti dramatik i zonjës që humbi jetën pak ditë më parë në qarkun e Fierit, e cila kishte 1 vit pa energji elektrike.

Kjo ndarje gjithmonë e më e thellë midis shumicës dërrmuese të njerëzve që jetojnë ndershmërisht dhe një pakice makute, përherë e më të vogël, që pasurohet duke shpërdoruar taksat e shqiptarëve, është ilustrimi më i qartë se si korrupsioni, që shkon nga një listë gatimesh me vlerë prej 500 milionë lekësh, deri të megaskandali i inceneratorëve, është kthyer në armikun më të egër të mirëqenies së shqiptarëve.

Ndaj ne përshëndesim vendimin e SPAK për të nisur verifikimet për këtë tender tender skandaloz dhe i inkurajojmë t’i shkojnë deri në fund kësaj çështje.

Lufta ndaj korrupsionit është një prioritet kombëtar, si e tillë duhet të trajtohet nga institucionet e drejtësisë që kanë për detyrë të mbrojnë mirëqenien e qytetarëve përballë një pushtetit arbitrar dhe klientelist që vepron në mëyrë të paligjshme.

Edi Rama është i korruptuar.
Qeveria e tij është e korruptuar.
Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

Tenderi 500 milionë lekë

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) hapi një tender për një “menu autentike” për projektin e “100 fshatrave”. Prokurimi për këtë tender është hapur më 21 tetor të vitit që lamë pas, e për të fondi limit kate shifrën e 41,666,667 lekëve. Fituesi është shpallur “Mascarpone sh.p.k”, e cila është në pronësi të kuzhinierit Alfio Rrotani & Endrit Maci.

Kuzhineri Alfio Rrotani punon si shef kuzhine në një restorant luksoz që është në pronësi të djalit të Dritan Agollit, drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Fllad Agolli. Konkretisht, në restorantin “Bedouin Beach & Bar”, i cili ndodhet në Hamallaj.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike menu pd kallezon ne spak dritan agollit menu pd kallezon ne spak dritan agollit

Sondazh

Poll