Politike

VD-Gjobat për qeset plastike, Mziu:Falimentojnë 20 biznese, s’e bën asnjë vend në BE

2 Shkurt 2022, 10:08 Nga DOSJA
VD-Gjobat për qeset plastike, Mziu:Falimentojnë 20 biznese, s’e

TIRANË – Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu kërkoi nga qeveria shqiptare të marrë masa alternative për eliminimin e përdorimit të qeseve plastike. Në mbledhjen e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Mziu tha se nga ndalimi i përdorimit të qeseve plastike duke filluar nga qershori dhe gjobitjet ndaj importuesve të tyre, rrezikojnë falimentimin 20 biznese dhe 500 punonjës.

Ai tha se Shqipëria është vendi i parë në Europë që tenton të heqë menjëherë qeset plastike. Deputeti i Dibrës kërkoi nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro që të interesohej për çështjen e mungesës së impiantit të pastrimit të ujërave të zeza.

“Do të nxjerrë falimentimin me 20 bizneseve me prodhimin e qeseve, kanë kosto financiare me makineri, do të nxirren nga tregu i punës 500 veta të punësuar. Tjetra që unë them, renditemi vendi i parë në botë, ka plot vende të BE që nuk kanë marrë asnjë iniciativë dhe kanë rënduar përdoruesit me kosto të lartë ose kanë përcaktuar një afat kohor për eliminimin e saj.

Do të isha me hapin e parës, jo për të qenë të parët. Ministrja duhet të përdorë instrumente të tjerë për eliminimin e qeseve. Janë njësitë vendore duhet ta luajnë këtë rol, janë operatorët e pastrimit, ekzekutimi I mbetjeve urbane, ka mbetje inerte dhe të ngurta, janë pothuajse në çdo pika të Shqipërisë.

Një qytetar që shkon në këto objekte konsumi si farmaci, markete nuk është se ka një alternativë të dytë. Edhe në BE qeset përdoren. Shkohet te penalizimi për prodhuesit, tregtarët, importuesit nuk justifikojnë fitimet për 5-6 vite. Përdoruesi deri 1 milionë lekë. A bën ndonjë bilanc negativ se çfarë. Mund ta ketë ruajtur 10 vite një qese për ta kursyer për të qenë objekt penalizimi i policisë. Në këtë kontekst do ta quaja një iniciativë e shpejtë, edhe më e shpejtë se e Europës krijon kosto të madhe. Do të doja të ngrinte zërin për impentimin e impiantit të ujërave të zeza. Më duket absurde kjo e qeseve plastike. është mikroskopike te jeta e qytetarëve”, u shpreh deputeti demokrat Xhelal Mziu.

LAJMI KRYESOR: Gjoba për qeset plastike, Duka: Ku e di qytetari për sa kohë dekompozohet materiali?

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike komisioni i veprimtarise prodhuese mirela kumbaro projektiligji i ri për qeset plastike xhelal mziu komisioni i veprimtarise prodhuese mirela kumbaro projektiligji i ri për qeset plastike xhelal mziu

Sondazh

Poll