Politike

Gjobat, Duka: Janë shumë, ku e di qytetari për sa kohë dekompozohet qesja plastike?

2 Shkurt 2022, 09:54 Nga DOSJA
Gjobat, Duka: Janë shumë, ku e di qytetari për sa kohë

TIRANË – Deputeti i opozitës Agron Duka kundërshtoi gjobitjen për qytetarët që përdorin qese plastike me vlerë 30-100 mijë lekë. Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Duka tha se shumë qytetarë nuk e kanë idenë se për sa kohë mund të dekompozohet një qese plastike. Ai kërkoi që këto penalizime të rishikohen.


“Që këto duhet të zhduken ka ardhur koha. 2-3 pyetje. A ka prodhues qesesh plastike në Shqipëri? Mund të jenë investime miliona euro. Për penalizimet e përdoruesve, më duket e tepërt. Për prodhuesit po. Një njeri që 4 klasë shkollë, ku i di ai i shkreti që ç’a qese ka dhe se sa dekompozhet? Më duket e padrejtë. Përdoruesit nuk janë të informuar për përdorimin  e qeseve. Tjetra që kam unë për ligjin e menaxhimit të mbetjeve për sa i përket pandemisë. është njëlloj si qeset. Duhet të merreni edhe me këtë se jemi mbushur me tamponë dhe shirina”, u shpreh deputeti i opozitës Agron Duka.

LAJMI KRYESOR: Gjoba për qeset plastike, Duka: Ku e di qytetari për sa kohë dekompozohet materiali?

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike agron duka projekti per qeset plastike agron duka projekti per qeset plastike

Sondazh

Poll