Politike

Ambasadori i ri i Rep.Çeke në Shqipëri, Meta pret Karel Urban: E falenderova për…

2 Shkurt 2022, 10:36 Nga DOSJA
Ambasadori i ri i Rep.Çeke në Shqipëri, Meta pret Karel Urban:

TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta priti ambasadorin e ri të Republikës Çeke në vendin tonë, Karel Urban. Në një postim në Facebook, kreu i shtetit tha se pranoi letrat kredenciale të përfaqësuesit diplomatik të Rep.Çeke në vendin tonë. Meta i konfirmoi ambasadorit të ri vlerësimin që shteti çek ka dhënë për integrimin në BE të vendit tonë.

POSTIMI I ILIR METËS:

Prita sot Ambasadorin e ri të Republikës Çeke, Sh.T.Z. Karel Urban me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale, të cilin e urova për detyrën dhe e sigurova për mbështetje në përmbushjen me sukses të misionit diplomatik në Shqipëri.

E falenderova Ambasadorin e ri të Çekisë për mbështetjen e vendit të tij ndaj procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor, si dhe për angazhimin dhe ndihmën në kuadrin e V4 dhe V4-WB6.

(d.v.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta republika ceke ilir meta republika ceke

Sondazh

Poll