Politike

Takimi Meta-Berisha, Kryemadhi: Unë nga mediat e kam marrë vesh

2 Shkurt 2022, 21:06 Nga DOSJA
Takimi Meta-Berisha, Kryemadhi: Unë nga mediat e kam marrë vesh

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka bërë me dije se takimin me ish-kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit Ilir Meta, e ka marrë vesh nga raportimi në media. Në fjalën e saj gjatë emisionit “Opinion”, Kryemadhi tha se takimi është bërë në Pallatin e Brigadave, në mes të ditës, por shtoi se kreu i shtetit nuk ka folur në emër të LSI-së dhe koalicionit me Komisionin e Rithemelimit.

“Meta nuk e ka takuar Berishën në emër të LSI-së. Edhe unë nga mediat e kam marrë vesh. Berishën e ka takuar tek Pallati i Brigadave në mes të ditës, siç ka takuar edhe Taulant Ballën. Koalicioni kishte kohë që diskutohej mes nesh,”-tha ajo në fjalën e saj.

PJESË NGA BISEDA: 

Kryemadhi: Në dijeninë time zoti Meta nuk e ka takuar në emër të LSI zotin Berisha, edhe unë nga mediat e kam marr vesh. Zotin Berisha e ka takuar në Pallat të Brigadave në mes të ditës, ashtu sikurse dhe zotin Balla e ka takuar në presidencë, në mes të ditës dhe e kanë bërë vetë të qartë takimin e tyre.

Fevziu: Takimi çoi në koalicion?

Kryemadhi: Nuk është e vërtetë, kishte kohë që diskutohej mes Indrit Brahimllarit, Petrit Vasilit, Belind Këlliçit dhe Nokës.

Fevziu: Duhej vula e Metës?

Kryemadhi: Jo, sepse Meta është president.

Fevziu: Duhej vulë besimi them unë…

Kryemadhi: Është krijuar ideja që politikanët duhet të firmosin për të përfituar diçka dhe shembulli më i mirë ishte zoti Basha që firmoste për të humbur të gjitha kauzat e opozitës dhe për të përfituar diçka.

Ne donim ta bënim zotin Basha Kryeministër dhe Basha nuk donte të bëhej Kryeministër|.

Fevziu: Është e vërtetë?

Kryemadhi: Po të shohësh axhendën…

Fevziu: Ka negociuar Meta me Berishën, ka dhënë garanci?

Kryemadhi: Absolutisht, nuk ka dhënë garanci Meta në emër të LSI, megjithatë ka qenë më shumë në emisionin tuaj zoti Meta se politikanët e LSI. Shoqëria shqiptare është mësuar me politikanë që tjetër gjë predikojnë paradite dhe tjetër gjë nënshkruajnë në darkë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta monika kryemadhi sali berisha ilir meta monika kryemadhi sali berisha

Sondazh

Poll