Politike

Gara për Vorën, kush është kandidati i PD-së që pritet të garojë për kryetar bashkie

2 Shkurt 2022, 20:19 Nga DOSJA
Gara për Vorën, kush është kandidati i PD-së që

VORË– Demokratët kanë propozuar emrin e Ymer Markut si kandidat të Partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Pas Durrësit, Shkodrës, Lushnjes dhe Rrogozhinës, në përfundim të konsultimeve dega e PD Vorë ka miratuar propozimin e Ymer Markut, duke e sjellë emrin e këtij të fundit për në Kryesinë e Tiranës. Përveç Vorës janë propozuar edhe Xhemal Bushati për Shkodrë, e Indrit Sefa në Lushnje.

Ndërkohë që dje, baza e degëve të Partisë Demorkatike propozoi si kandidat të parapëlqyer Luan Hotin në Durrës, ndërsa në Rrogozhinë për në Tiranë u nis emri i Ferdinand Saraçit. Ndërkohë që ende nuk ka asnjë emër për Bashkinë Dibër dhe Vorë.

Zgjedhjet për 6 bashkitë që kanë pasur mbetur pa një kryetar u dekretuan nga presidenti Ilir Meta, mirëpo edhe pse fushata nis më 14 shkurt, sërish nuk janë prezantuar të gjithë garuesit. Në Shkodër, Berisha garon me Bardh Spahinë, ndërsa PS me Majlinda Angoni. Për Bashkinë Durrës, Ardian Muka do të ketë përballë në këtë garë Emirjana Sakon nga PS-ja.

Kryetaja e komanduar në Lushnje, Eriselda Sefa do ketë përballë Elton Banon, kandidatin e koalicionit Berisha-LSI. Për Rrogozhinën do të “luftojnë” Edison Memolla i PS me Hekuran Xhanin, e propozuar nga Berisha-LSI. Ndërsa në Dibër, Përparim Kryemadhi, i zgjedhuri nga Primaret, do të ketë përballë socialistin Rrahim Spahiu.

SHIKO EDHE KËTË:

Zgjedhjet e 6 marsit, baza e PD propozon kandidatët për Shkodrën e Lushnjën

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ymer marku zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 ymer marku zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll