Politike

Nxjerr MESAZHET me Bashën, Kryemadhi: I shkruaj; thuaja Gazit! Atij s’i punon truri

2 Shkurt 2022, 21:20 Nga DOSJA
Nxjerr MESAZHET me Bashën, Kryemadhi: I shkruaj; thuaja Gazit! Atij

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka shpjeguar shkakun e “krisjes” së marrëdhënies së saj me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në fjalën e saj në emisionin “Opinion”, Kryemadhi ka nxjerrë mesazhet që i dërgonte Bashës, duke i kërkuar që të mbante Gazment Bardhin, të dërguarin politik në qarkun e Elbasanit, larg votave të partisë së saj.

“Marrëveshja e 5 qershorit ishte krisja e parë se zoti Basha nuk donte ta firmoste. E mbani mend topi është në fushën e luli bashës. Kjo marrëveshje nuk do firmosej ditën tjetër. Po ka qenë Lëvizja Socialiste për Integrim janë dëshmitarë zoti Bylykbashi dhe zoti Vasili që thamë ne do ta firmosim. Pasi u firmos marrëveshja e 5 qershorit që betonizonte 85% të vendeve në Parlament të opozitës. Edhe të Nismës Thurje edhe të shumë partive të tjera. Aty fillon origjina, fillon origjina tek ndryshimet kushtetuese.

Ky kandidati i PD në Prrenjas është ulur me Ballën dhe bën thirrje votoni PD, vetëm LSI mos votoni. Edhe në Gramsh bashkëpunuan kandidatët e PD me PS, ngaqë ka Taulanti personale me LSI-në. Kandidatët të mos futen në luftën mes LSI dhe PS. Thuaja Gazit! Atij nuk i punon truri. I kam thënë 100 herë. Basha më mori në telefon; E qartë, flas unë me Gazin!,”-tha ajo gjatë emisionit.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gazment bardhi lulzim basha monika kryemadhi gazment bardhi lulzim basha monika kryemadhi

Sondazh

Poll