Politike

Statuti i Kuvendit të 11 dhjetorit, PD kërkesë gjykatës për të hequr Agron Zhukrin

2 Shkurt 2022, 11:42 Nga DOSJA
Statuti i Kuvendit të 11 dhjetorit, PD kërkesë gjykatës

TIRANË – Partia Demokratike bëri kërkesë për përjashtimin e gjyqtarit Agron Zhukri nga gjykimi i çështjes së statutit të Kuvendit të 11 dhjetorit të Komisionit të Rithemelimit të PD. Kjo kërkesë është marrë në shqyrtim nga gjyqtari Arben Kostandini, i cili u zgjodh me short.

“Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tirane, në datën 21.01.2022, është paraqitur një kërkesë nga Partia Demokratike e Shqipërisë, me objekt ‘Përjashtimin e gjyqtarit Agron Zhukri’. Kërkesa e bërë, pas shortimit, është në gjykim nga gjyqtari Arben Kostandini”, njofton Gjykata.

Agron Zhukri refuzoi më herët të gjykonte çështjen e statutit të Kuvendit të 11 dhjetorit të Komisionit të Rithemelimit me argumentin se gruaja e tij kishte punuar më parë për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe për rrjedhojë krijohej konflikt interesi.

Por, Gjykata e Tiranës e refuzoi kërkesën e tij për tu tërhequr nga çështja.

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike agron zhukri kuvendi i 11 dhjetorit partia demokratike agron zhukri kuvendi i 11 dhjetorit partia demokratike

Sondazh

Poll