Sport

“Doja të bëhesha si Januzaj”, rrëfimi i Kulusevskit dhe fiksimi për numrin 44

1 Shkurt 2022, 20:40 Nga DOSJA
“Doja të bëhesha si Januzaj”, rrëfimi i Kulusevskit

ANGLI– Dejan Kulusevski ka zbuluar pse ka preferuar numrin 44 në fanellë. Sulmuesi anësor ka treguar se ka ndjekur futbollistin me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj kur luante te Manchester United. Lojtari në atë kohë aktivizohej me të rinjtë e Atalantës kur Januzaj debutoi me Manchester United, madje edhe duke shënuar.

Në një intervistë të dhënë disa vite më parë për Sky Sport Italia, Kulusevski ka shpjeguar arsyen pse e kishte zgjedhur dikur numrin 44 në fanellë. “Isha në Suedi për të ndjekur Manchester United dhe isha dëshmitar i debutimit të Januzajt”, ka rrëfyer Kulusevski.

“Ai hyri në fushë me një personalitet të mrekullueshëm, edhe pse ishte vetëm ndeshja e tij e pare si profesionist. I thash babait se doja të bëhesha i tillë, doja të luaja në atë mënyrë. U lidha me atë numër, i lexova disa gjëra dhe rashë në dashuri”, ka thënë sulmuesi i cili me Tottenham do të mbajë fanellën me numrin 21.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport januzaj kulusevski tottenham januzaj kulusevski tottenham

Sondazh

Poll