Sport

Merkato e parë e arabëve të Newcastle,102 milionë në një muaj dhe sa shumë refuzime

1 Shkurt 2022, 16:29 Nga DOSJA
Merkato e parë e arabëve të Newcastle,102 milionë në

ANGLI– 100 milionë euro të shpenzuara për katër lojtarë, edhe pse jo të ndonjë niveli të lartë. Merkato e parë e Fondit Pif që zotëron aksionet e Newcastle nuk ishte ashtu siç pritej. Bruno Guimarães i Lyon, Chris Wood i Burnley, Kieran Trippier i Atletico Madrid, Dan Burn i Brighton ishin lojtarët që thanë po. Megjithatë ka pasur shumë yje të cilët kanë refuzuar milionat e klubit anglez.

Dusan Vlahovic falenderoi dhe tha jo me një buzëqeshje në fytyrë: ai u tundua nga 12 milionë neto (+5 në krahasim me atë që paguhet te Juventus) por prioteti i tij ishte të luante në Champions League.Jo, faleminderit edhe nga ana e Robin Gosens. Oferta ishte joshëse: 3.5 milionë neto në sezon plus 1 bonus. Mbrojtësi i krahut preferoi 2.5 milionë plus 1 bonus për t’u transferuar te Inter.

Në sagën e refuzimeve ka edhe një emër tjetër që ndërthuret mes Italisë dhe Anglisë: është Sven Botman, gjiganti holandez i Lille. Një qendërmbrojtës i fuqishëm (është 195 cm i gjatë), teknikë e mire, por  ‘tulipani’ që lulëzoi në Lille kërkoi të mbyllte sezonin në Francë edhe pse Neëcastle ra dakord me klubin transalpine për 40 milionë euro. Një mega jo ishte edhe nga Napoli për Fabian Ruiz dhe Victor Osimhen për të cilët u bë një ofertë prej 140 milionë eurosh për mesfushorin dhe sulmuesin.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport angli newcastle premier league angli newcastle premier league

Sondazh

Poll