Sport

Iniciativa e Fiorentinës bëhet virale: Për 20 euro mund të fshish emrin e Vlahovic

1 Shkurt 2022, 17:26 Nga DOSJA
Iniciativa e Fiorentinës bëhet virale: Për 20 euro mund të

ITALI- Nga një numër 9 në tjetrin, Fiorentina harron Dusan Vlahovic dhe pret Arthur Cabral. Po bluzat e blera nga tifozët me emrin e serbit që iu bashkua Juventusit? Një iniciativë ka nisur kështu në dyqanin e skuadrës së purpurt pranë stadiumit Franchi: për 20 euro emri i Vlahovic hiqet nga bluza dhe zëvendësohet me atë të Cabral, duke lënë të paprekur numrin 9. Një mënyrë për të fshirë të shkuarën dhe për të parë të tashmen, mbi të gjitha për ata që së fundmi kishin blerë fanellën e lojtarit serb.

Tashmë ka nga ata që iu drejtuan dyqanit Fiorentina, siç shkruan Repubblica Firenze: të parët që lëvizën ishin fëmijët, por ndonjëherë ishin edhe prindërit ata që shtynë për këtë zgjidhje, me zhgënjimin e madh për një kampion që iku dhe për të tentuar të kthejnë faqen dhe të shohin përpara.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport fiorentina juventus vlahovic fiorentina juventus vlahovic

Sondazh

Poll