Sport

“Champignons League”: Shkëndijat mes UEFA-s dhe një picerie gjermane!…

1 Shkurt 2022, 17:26 Nga DOSJA
“Champignons League”: Shkëndijat mes UEFA-s dhe një

GJERMANI – Kjo histori vjen nga Gjermania dhe mund të jetë lehtësisht pjesë e atij grupi lajmesh aq absurde, sa të konsiderohen edhe të shpikura nga e para. Por është kështu raporton “Bild”…

Gjithçka fillon në Giessen, afër Frankfurt am Main, ku ka një piceri të quajtur “Pizza Wolke”, e cila, mes shumë llojeve të picave të ngrira që ofron, përmban edhe një picë me kërpudha. Gjithçka ishte padyshim normale, por kur erdhi puna për t’i dhënë një emër krijesës së tij të re, pronari i picerisë, një tifoz futbolli, vendosi se asgjë nuk mund të ishte më e bukur se “Champignons League”.

Argëtim sigurisht, por jo për UEFA-n. Gazeta gjermane sqaron në fakt, se federata europiane ka vendosur t’i dërgojë një letër pronarit të picerisë që të mos e quajë picën e tij “Champignons League”. Sipas zyrtarëve ligjorë të UEFA-s, kjo është një shkelje e hapur e ligjit të licencimit. Prandaj, për të shmangur përfshirjen në piceri, atyre iu është kërkuar të ndryshonin emrin e picës me kërpudha.

Si e ka marrë pronari? Fillimisht duke publikuar letrën e UEFA-s në Instagram, duke shpjeguar se nëse federata europiane ka lëvizur, do të thotë se nga pikëpamja e marketingut vendimi për t’i vënë këtë emër picës, ishte padyshim brilant. Më pas, Shadi Souri shpjegoi, sërish për “Bild”, se nuk e shihte arsyen e mosmarrëveshjes. “Nuk e kuptoj ku duhet të jetë konfuzioni. Për shkak të Covid-it, na u desh të mbyllnim picerinë dhe kaluam në përgatitjen e picave të ngrira dhe nuk doja t’u vendosja atyre emra shumë të mërzitshëm. Pra, pica me kërpudhat është bërë Champignons League”. Për gëzimin e vogël të UEFA-s.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “uefa football education programme” afër frankfurt am main champignons league dueli për kompeticionin e tretë të uefa-s piceri të quajtur “pizza wolke” “uefa football education programme” afër frankfurt am main champignons league dueli për kompeticionin e tretë të uefa-s piceri të quajtur “pizza wolke”

Sondazh

Poll