Sport

Paraqitja e Icardit, mediat franceze “masakrojnë” lojtarin, nuk ndodhte prej vitesh…

1 Shkurt 2022, 16:15 Nga DOSJA
Paraqitja e Icardit, mediat franceze “masakrojnë” lojtarin, nuk

PARIS– PSG u eleminua që në fazën e 1/8-ave të Kupës së Francës.Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino, me lojtarë të mëdhenj në përbërje si Messi apo Mbappe, u eliminua nga Nice pas goditjeje të 11-metërshave. Koha e rregullt u mbyll me rrjeta të paprekura dhe për të përcaktuar skuadrën që do të vijonte më tej do të goditeshin penalltitë. Është e arsyeshme të presësh shumë më tepër nga një formacion i ngritur për të provuar të fitojë gjithçka, por mbi të gjitha, një lojtar ka përfunduar në shënjestër dhe ai është Mauro Icardi.

Në disa raste, argjentinasi është cilësuar si “fantazmë” nga shtypi francez, për padukshmërinë e tij totale gjatë ndeshjes. Numrat janë për t’u harruar. Disa video të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë një Icardi të ngadaltë me një fizik të rënduar.

 

Les 2 clowns de l’équipe pic.twitter.com/95SOq6GUxZ

— ? (@eliasblk) January 31, 2022

Les déplacements d’icardi sont désastreux c’est quoi sa pic.twitter.com/YuA5nSGNXf

— JOKER ?? (@yasko78311) February 1, 2022

Në 64 minuta lojë, Mauro Icardi preku vetëm 6 topa dhe njëra prej tyre ishte në pjesën e dytë. Kjo është statistika më e keqe për një lojtar të PSG-së që ka qenë në fushë për më shumë se 45 minuta në të gjitha ndeshjet të paktën nga sezoni 2014-2015. Zero goditje në portë, zero goditje në total dhe zero duele ajrore të fituara, për një lojtar që ishte pothuajse sikur të mos kishte hyrë në fushë.

J’en reviens toujours pas… Et ce gros lard de Icardi il revient de la buvette là ??? Non vrmt cette séquence est LUNAIRE. pic.twitter.com/SVtYQC5H7P

— ? (@noisettinho) February 1, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport icardi psg icardi psg

Sondazh

Poll