Sport

Milan, derbi në rrezik për Ibrën. Stërvitje e personalizuar për Tomorin dhe Rebic

1 Shkurt 2022, 17:16 Nga DOSJA
Milan, derbi në rrezik për Ibrën. Stërvitje e personalizuar

MILANO– Në lojë është një derbi që është në të njëjtën kohë një ndeshje edhe për titullin kampion. Është e kotë të shpjegohet se sa e rëndësishme është kjo ndeshje për Milanin. Megjithatë, Pioli rrezikon të mos ketë në dispozicion Zlatan Ibrahimovic për ndeshjen kundër Interit më 5 shkurt. Suedezi, në fakt, ende ndjen probleme në tendinën e tij dhe nuk është rikuperuar plotësisht pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen ndaj Juventusit.

Është e vërtetë që sfida është vendimtare, veçanërisht për Milanin, por në Milanello e dinë shumë mirë që Ibrës nuk mund t’i kërkohet të dalë në fushë me dhimbje. Dhe çështja është pikërisht kjo: sulmuesi vazhdon të ndjejë dhimbje.

Stërvitje e personalizuar për Rebic dhe Tomori – Fikayo Tomori iu nënshtrua sot një stërvitje të personalizuar në fushë në Milanello, në të cilën bëri disa teste vrapimi për të kuptuar se si po reagon gjuri pas operacionit. Do të vlerësohet dita-ditës në funksion të rikthimit në fushë. Stërvitje e personalizuar edhe për Ante Rebic që do t’i bashkohet grupit të mërkurën.

Kessie është kthyer – Franck Kessie erdhi në Milanello gjatë kthimit nga Kupa e Afrikës me Bregun e Fildishtë. Stërvitje individuale për mesfushorin që do t’i bashkohet grupit të mërkurën.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ibrahimovic milan ibrahimovic milan

Sondazh

Poll