Sport

Projektohet shqiptari Januzaj, si pasardhës i kapitenit Lorenzo Insigne te Napoli…

1 Shkurt 2022, 17:02 Nga DOSJA
Projektohet shqiptari Januzaj, si pasardhës i kapitenit Lorenzo Insigne te

TIRANE Politika e klubit e miratuar nga De Laurentiis, nuk i kishte dhënë kurrë vëmendje të veçantë tregut të lojtarëve të lirë, por periudha e fundit e krizës nga e cila po del ngadalë futbolli, ka çuar në reflektime të ndryshme.

Për këtë arsye Cristiano Giuntoli po vlerëson Adnan Januzajn, sulmuesin 27-vjeçar të Real Sociedad, të cilit kontrata me klubin bask i skadon në fund të sezonit dhe ende nuk është rinovuar. Synimi i drejtorit sportiv është të mbushë boshllëkun e lënë nga Lorenzo Insigne, i cili do të transferohet në Toronto në qershor, me të cilin nënshkroi një marrëveshje në fillim të janarit dhe ta bëjë këtë me kosto të ulët.

Emri i Januzajt ka nisur të qarkullojë afro nëntë vite më parë. Më 5 tetor 2013 ai u hodh në fushë nga trajneri David Moyes si debutues, ku dhe shënoi dy herë në fitoren e Manchester United në Sunderland. Euforia ishte në qiell mes mbështetësve të “Djajve të Kuq”, të cilët shpresonin të kishin gjetur një tjetër Cristiano Ronaldo (madje kishin lindur në të njëjtën ditë), por edhe brenda ekipit.

Nga të gjitha kombëtaret në të cilat ai mund të luante, Januzaj zgjodhi në fund Belgjikën. Por, për fat të keq, bëmat e startit te Mançesteri nuk u përsëritën. Kështu ai fillimisht u huazua te Borussia Dortmund në 2015 dhe më pas në Sunderland vitin e ardhshëm, ndërsa në verën e vitit 2017 ai u ble nga Real Sociedad, me të cilin nënshkroi një kontratë pesëvjeçare.

Në Spanjë ai ka bërë 154 ndeshje dhe shënuar 22 gola, duke gjetur vazhdimësi. Ai është mëngjarash, por mund të luajë edhe djathtas pa vështirësi. Veçoritë mund ta bëjnë atë funksionale në lojën e Luciano Spallettit. Te Napoli, Adnand Januzaj do të kompletonte anësorin sulmues, ndërkohë që do të takohej me shokun e tij të skuadrës Mertens. Dhe kush më mirë se ai, mund t’i shpjegonte se si të pushtonte Napolin.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “diego armando maradona” i napolit adnan januzajn. amir rrahmani i napolit autobuzin e napoli calcio sports society de laurentiis nga lorenzo insigne sulmuesin 27-vjeçar të real sociedad “diego armando maradona” i napolit adnan januzajn. amir rrahmani i napolit autobuzin e napoli calcio sports society de laurentiis nga lorenzo insigne sulmuesin 27-vjeçar të real sociedad

Sondazh

Poll