Sport

Sarri i nevrikosur me Taren për merkaton, tifozët e Lazios protestë ditën e enjte

1 Shkurt 2022, 16:59 Nga DOSJA
Sarri i nevrikosur me Taren për merkaton, tifozët e Lazios

ITALI-Merkato dimërorore e Lazios i dhuroi Maurizio Sarrit vetëm Jovane Cabral, i blerë në orën 19.56 pas një dite me shumë “jo” të marra për përforcimin në sulm dhe depozitimin e kontratës së Dimitrijc Kamenoviçit, i cili mbërriti në verë dhe nuk ishte regjistruar kurrë më parë. Pak për trajnerin bardhekaltër që kishte kërkuar një mbrojtës të majtë, dy mesfushorë dhe një sulmues.

Por tani ai do të duhet të shpresojë që lojtari i vetëm i ardhur nga Sporting Lisbon, do të jetë në gjendje të përshtatet shpejt me realitetin e Serie A, edhe sepse do të duhet të luajë rolin e rëndë të zëvendësuesit të Immobiles duke pasur parasysh largimin e Muriqit. E mbi të gjitha, duke punuar në këtë mënyrë, drejtuesit i kanë treguar Sarrit, i cilësuar si i tërbuar nga Il Messaggero, të mendojë në perspektivë duke dëgjuar kërkesat e tjera.

Ndërsa tifozët bardhekaltër janë të zemëruar me Drejtorin Sportiv Tare, duke kërkuar dorëheqjen e tij, trajneri reflekton për atë që i kishte thënë tashmë klubit, ai dëshiron të dëgjohet në të ardhmen për merkaton ose rinovimi, gati prej kohësh e në tavolinë për t’u firmosur, nuk do të bëhet realitet.

ULTRAS LAZIO: KONTESTIMI

Ultrasit e Lacios lanë një takim në qendrën sportive Formello të enjten e datës 3 shkurt në orën 13. “Kontestimi bëhet në stadium, në fushë, duke qenë prezent dhe jo duke shkruar në rrjetet sociale. Pamë një merkato qesharake dhe të improvizuar si gjithmonë, pjesë e një projekti që nuk ekziston. Lazio është e jona dhe jo e atyre që e drejtojnë. Tani mjaft më, kush e ka akoma përzemër këtë skuadër ta tregojë tani.

Takohemi të enjten e 3 shkurtit në orën 13:00 në kangjellat e Formellos për të thënë me zë të lartë pakënaqësinë tonë ndaj këtyre drejtuesve, që nuk duan tia dinë për tifozët e vet. Duke nisur nga çmimi i lartë i biletave dhe deri tek merkatoja e dobësimit e janarit”, shkruhet në njoftim.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport igli tare lazio sarri igli tare lazio sarri

Sondazh

Poll