Sport

Rrahu partneren, Greenwood braktiset nga të gjithë, FIFA 22 e heq nga loja virtuale

1 Shkurt 2022, 16:46 Nga DOSJA
Rrahu partneren, Greenwood braktiset nga të gjithë, FIFA 22 e heq nga

ANGLI– Mason Greenwood është hequr nga loja virtuale FIFA 22 nga EA Sports në përditësimin e tyre më të fundit. Gjithçka lidhet me sulmin fizik dhe seksual ndaj partneres së tij, gjë që çoi në arrestimin e futbollistit të Manchester United. Lojtari është pezulluar përkohësisht.

Kushdo që ka një tastierë ose PC të lidhur me internetin dhe serverët EA do të vërejë se skuadra e përditësuar nuk përfshin më sulmuesin anglez. Nuk përfundon me kaq, Cristiano Ronaldo, David de Gea, Paul Pogba dhe Marcus Rashford nuk e ndjekin më në Instagram.

Nike dhe sponsorë të tjerë e kanë shkarkuar lojtarin, klubi ka ndaluar shitjen e marketingut të tij dhe disa tifozë janë paraqitur në dyqanet e klubit për të kërkuar ndryshimin e fanellës së tij, që nuk e duan më.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport angli greenwood manchester united angli greenwood manchester united

Sondazh

Poll