Politike

Protesta e Opozitës, paralajmëron ambasadori italian: Çdo formë dhune do të dënohet

20 Shkurt 2019, 17:52 Nga DOSJA
Protesta e Opozitës, paralajmëron ambasadori italian: Çdo

Ambasada e Italisë në Tiranë, ka reaguer lidhur me protestën që pritet të zhvillohet nesër nga Opozita para Kuvendit të Shqipërisë.

Në një deklaratë për mediet, ambasada italiane, shprehet se ndonëse protesta është një formë e lirisë së shprehjes, çdo formë e dhunshme do të dënohet me vendosmëri nga pala italiane.

“Protesta është një mjet legjitim i shprehjes në një shoqëri demokratike, por liria e shprehjes nuk mund të justifikojë deklaratat që nxisin dhunë dhe akoma më keq, akte të dhunshme. Uroj që protesta e nesërme të jetë paqësore dhe që të respektohen plotësisht institucionet e shtetit. Cdo formë e dhunshme do të dënohet me vendosmëri nga pala italiane” thuhet në deklaratën e ambasadës italiane.

Po ashtu me anë të një postimi në rrjetet sociale Ambasada e Italisë, u bën thirrje qytetarëve italian që jetojnë në Shqipëri, që të shmangin zonën ku do të mbahet protesta.

“Njoftim për qytetarët italianë rreth protestës së planifikuar në Tiranë të enjten 21 shkurt 2019.
Të enjten më 21 shkurt 2019, duke filluar rreth orës 10:00, do të ketë një proteste politike rreth Parlamentit (zona pedonale ‘George Bush’ dhe Bulevardi Zhan D’Ark) dhe kjo mund të prekë të gjithë Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Rekomandohet që të qëndroni larg nga zona në fjalë, të shmangni tubimet, të ndiqni përditësimet përmes shtypit dhe në përgjithësi, të keni kujdes maksimal.
Gjithashtu duhet të theksohet se ngjarja mund të ketë pasoja në aksesin rrugor në qytet”, thuhet në njoftimin e ambasadës italiane në Facebook.

Deklarata e tij vjen pasi policia deklaroi sot se ka informacione se nga ana e protestuesve synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit, duke ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Kuvendit. (Lexo këtu) Në deklaratën e saj, Policia u bënte apel organizatorëve dhe protestuesve që të distancohen nga dhuna ndryshe forcat e rendit do t’i përgjigjen dhunës me forcën e ligjit.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alberto cutillo do të dënohet dhuna protesta e opozites alberto cutillo do të dënohet dhuna protesta e opozites

Sondazh

Poll