Politike

Komisioneri Hahn takim me ministrin e deleguar Cakaj: Rruga drejt BE-së të jetë mbi interesin e partisë

20 Shkurt 2019, 15:45 Nga DOSJA

BRUKSEL- Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian, Johannes Hahn ka zhvilluar një takim me ministrin e deleguar të punëve të Jashtme, Gent Cakaj.

Me anë të një postimi në Twitter, Hahn shprehu shqetësimin në lidhje me tensionin në rritje midis qeverisë dhe opozitës.

“Folëm lidhur mbi situatën politike në Shqipëri. Unë përsërita se Shqipëria duhet të shfrytëzojë mundësinë që të vazhdojmë më tej me reformat për të përparuar në rrugën e saj Bashkimit Europian. Po kështu shpreha shqetësimin tim lidhur me tensionet në rritje midis qeverisë dhe opozitës. Avancimi në rrugën Bashkimit Europian duhet të jetë mbi interesin e partisë dhe të jetë një qëllim kombëtar për të gjithë,”– shkruan Hahn në Twitter.

Fronti i opozitës së bashkaur ka vendosur djegien e mandateve në mënyrë që vendi të drejtohet nga një qeveri tranzitore. Qeveria tranzitore sipas opozitës është zgjidhja e vetme për të rikthyer ligjshmërinë me anë të zgjedhjeve të parakohshme vendore, të cilat do të zhvillohen në të njëjtën kohë me ato lokale.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike be cakaj takon hahn gent cakaj johannes hahn shqiperia be cakaj takon hahn gent cakaj johannes hahn shqiperia

Sondazh

Poll