Politike

Basha kujton ditën e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës: Për ne çdo ditë është 20 shkurt

20 Shkurt 2019, 11:07 Nga DOSJA
Basha kujton ditën e rrëzimit të bustit të Enver

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kujtuar 20 shkurtin e 1991, ditë që në Shqipëri u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha.

Në një shënim në Facebook, Basha shkruan se sot 28 vite më pas është sërish një sfidë e ngjashme, pasi këmi një regjim antidemokratik dhe i ardhur në pushtet nga blerja e votave. Më tej kreu i demokratëve shton se çdo ditë për oposztën është 20 shkurt, derisa të shembin sistemin që sipas tij mban Shqipërinë peng të krimit.

Sot përkujtojmë 20 shkurtin 1991, ditën kur shqiptarët u bashkuan dhe shembën jo thjesht një statujë, por simbolin e diktaturës më të egër të Europës, të etur për Liri dhe Demokraci, me ëndrrën më të madhe “Shqipëria si gjithë Europa”!

28 vite më pas, jemi përballë një sfide të ngjashme. Një regjim antidemokratik, oligarkik, i ardhur në pushtet nga blerja e votave përmes krimit të organizuar, po zhbën ëndrrën e shqiptarëve për Shqipërinë si gjithë Europa.

Ndonëse nuk kemi shtatore për të rrëzuar, çdo ditë për ne është 20 shkurt, derisa të shembim sistemin që e mban Shqipërinë peng të krimit dhe korrupsionit duke varfëruar dhe shtypur përditë shqiptarët. Qëllimi ynë është t’i japim atyre një qeveri të njerëzve, për njerëzit dhe nga njerëzit. Vetëm kështu do ecim të sigurt drejt Europës”, shkruan Basha në Facebook.

Data 20 shkurti i vitit 1991 kur në Shqipëri kujtohet si dita kur mijëra qytetarë të revoltuar dhe të indinjuar nga sistemi diktatorial, përmbysën monumentin e diktatorit Enver Hoxha që ndodhej në qendër të qytetit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 21 shkurt 1991 lulzim basha rrezimi i bustit te enver hoxhes 21 shkurt 1991 lulzim basha rrezimi i bustit te enver hoxhes

Sondazh

Poll

Politike 20 Shkurt 2019, 08:26

Mesazhi që Paloka i jep Ramës me një foto-montazh

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka sjellë edhe njëherë në vëmendje rrëzimin e bustit të diktatorit Enver Hoxhës.  Paloka është shprehur se rrëzimi i k...