Politike

‘Tema’ shkruan se deputetët e PD-së duan të shpërthejnë Parlamentin nesër. Strazimiri e Paloka e paralajmërojnë se d

20 Shkurt 2019, 12:08 Nga DOSJA
‘Tema’ shkruan se deputetët e PD-së duan të

Gazeta “Tema” ka publikuar një shkrim ditën e sotme në të cilën theksohet se deputetët e PD-së Gent Strazimiri dhe Edi Paloka ‘rekrutojnë persona problematikë në Qarkun e Lezhës që nesër në protestë  të shpërthejnë dyert e Parlamentit”. (lexo këtu)

Pas publikimit të këtij lajmi kan reaguar dy deputetët e akuzuar Gent Strazimiri dhe Edi Paloka, të cilët paralajmërojnë gazetarin Mero Baze se do ta hedhin në gjyq. 

“Edhe po të kisha qenë në Lezhë shoku Mjerim, do ta kisha të pamundur të takoja elementë kriminalë sepse i ka rekrutuar të gjithë qeveria jote si “rilindas”, siç e denoncon edhe “Zëri i Amerikës” përmes publikimit të dosjes 339!”, shprehet Strazimiri. 

Nga ana tjetër Edi Paloka shkruan se asnjëri nga ata nuk kanë lëvizur nga Tirana ndërsa shton: “Po me sa duket tani që do jemi dhe pa rroga, do na vijnë indirekt në ndihmë qelbësit e Ramës”.

Reagimi i plotë i Gent Strazimirit:

Mjero!
Ditën e djeshme, Gent Strazimiri ka qenë gjithë ditën live para kamerave në Tiranë, fillimisht në gjykatë në mbështetje të “personave problematikë”, kryesisht invalidë, që “prishën imazhin e vendit”, që domethënë syfetin tënd. E më tej në konferencë shtypi po ashtu “live”, për t’u treguar shqiptarëve syfetin tënd me fjalët e “Zërit të Amerikës”…
Edhe po të kisha qenë në Lezhë shoku Mjerim, do ta kisha të pamundur të takoja elementë kriminalë sepse i ka rekrutuar të gjithë qevërria jote si “rilindas”, siç e denoncon edhe “Zëri i Amerikës” përmes publikimit të dosjes 339!
Bëj gati paratë e shpifjes!!!

Reagimi i plotë i Edi Palokës: 

Sherbetorët e Ramës, nuk heqin dorë.

Të jesh i ndershëm dhe t’i sherbesh Ramës sot duhet të jesh deficent nga mendja.

Po të mos jesh deficent por t’i sherbesh Ramës, je thjesht një qelbësirë i zhgërryer në llum si Rama.

Sot kanë mbetur fare pak ata që vazhdojnë të mbrojnë Ramën sepse dhe atyre që kanë qenë dikur mbështetës të fortë të tij, sot ju vjen turp ti dalin në krah.

Kanë mbetur vetëm me të ndyrët që janë të zhgërryer keq dhe që e dijnë se nesër Rama do i marrë me vete.

Kur i vjen ngordhja padronit, shërbëtoret behen edhe me të neveritshëm.

Se fundmi kanë botuar një mashtrim ordiner, të denjë vetëm për ata, sikur unë dhe Strazimiri paskemi qenë dje në Lezhë për të rekrutuar persona me precedentë penal…

As njeri as tjetri dje nuk kemi levizur nga Tirana, madje kemi qenë dhe në sy të publikut dhe kamerave gjithë ditën.

Po me sa duket tani që do jemi dhe pa rroga, do na vijnë indirekt në ndihmë qelbësit e Ramës.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi paloka gent strazimiri gjyq mero baze protesta 21 shkurt 2019 edi paloka gent strazimiri gjyq mero baze protesta 21 shkurt 2019

Sondazh

Poll

Politike 20 Shkurt 2019, 08:26

Mesazhi që Paloka i jep Ramës me një foto-montazh

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka sjellë edhe njëherë në vëmendje rrëzimin e bustit të diktatorit Enver Hoxhës.  Paloka është shprehur se rrëzimi i k...