Politike

Nuk ka buxhet, pas Skraparit dhe Përrenjasi mbyll kopshtet dhe shkollat

20 Shkurt 2019, 13:35 Nga DOSJA
Nuk ka buxhet, pas Skraparit dhe Përrenjasi mbyll kopshtet dhe shkollat

PËRRENJAS- Pas Bashkisë së Skraparit e cila shpalli pak ditë më parë mbylljen e shkollave (Lexo këtu), kopshteve dhe institucioneve, edhe Bashkia e Përrenjasit ka shkuar drejt të njëjtit vendim, për arsye se nuk është miratuar buxheti për vitin 2019.

Sot teksa banorët ishin në protestë kryetarja e Bashkisë së Përrenjasit, Miranda Rira njoftoi se situata është alarmantedhe të gjitha shërbimet janë të bllokuara.

Për mediat Rira tha se “si pasojë e bllokimit të buxhetit, situata aktuale është alarmante pasi kopshtet dhe çerdhet nuk kanë ushqim, zyrat nuk kanë letër dhe bojë, punonjësit nuk kanë me çfarë të punojnë, të gjitha shërbimet janë të bllokuara”

Rira deklaron se bllokimi i buxhetiti ka ardhur nga Partia Socialiste, për shkak se Bashkia e Përrnjasit drejtohet nga LSI-ja.

“Bllokimi i buxhetit ne bashkinë Përrenjas vjen nga keqdashja e deputetëve të PS Taulant Balla dhe Nure Belba te cilët kane berë presion këshilltarëve të PS për mos miratim te buxhetit. Gjendemi në një situatë kritike që na detyron t’i vëmë kyçin çerdheve kopshteve dhe Bashkisë”, deklaroi ndër të tjera Rira.

Të hënën kreu i Bashkisë Skrapar, Nesim Spahiu, njoftoi se institucioni që ai drejton do të mbyllë disa shërbime pasi është bllokuar buxheti nga qeveria dhe nuk ka asnjë fond për të paguar punonjësit.

Të dyja bashkitë që u është bllokuar buxheti drejtohen nga LSI, por nuk kanë shumicë në Këshillin Bashkiak, gjë që ka sjellë bllokimin e buxhetit.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia perrenjas mbyllen sherbimet miranda rira nuk ka buxhet bashkia perrenjas mbyllen sherbimet miranda rira nuk ka buxhet

Sondazh

Poll