Politike

“Babalja”, Salianji kërkon mbylljen e hetimeve: Është politike, gjykata e vendos të hënën

20 Shkurt 2019, 12:13 Nga DOSJA
“Babalja”, Salianji kërkon mbylljen e hetimeve: Është

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ankimuar sot në Gjykatë vendimin e Prokurorisë për shtyrjen e afatit të hetimeve për çështjen “Babale”.

Pasi dorëzoi kërkesën për mbylljen e hetiveme Salianji tha për mediat se Gjykata ka kërkuar kohë deri të hënën dhe në këtë ditë do të vendoset mbyllja e hetimeve apo zgjatja edhe me tre muaj të tjerë.

Është një prokurori politike në shkelje të ligjit. Prokurori nuk ka marrë provat e zërit të vëllait të Fatmir Xhafës, po ja ka lënë që t’i marrin oficerët e Policisë. Është një hetim politikë dhe nuk ka asnjë shkak për të zgjatur këto hetime. Vijon sot një hetim jo për personin që është në burg në Itali, po për gazetarin dhe personin që e ka denoncuar. Ne kemi marrë një vendimarrje që të jemi përpara qytetarëve dhe u bëj thirrje që të bashkohen nesër në orën 10 para Kuvendit. Ditën e hënë në orën 10 që do të merret vendimi nga ana e Gjykatës, për ankimin që ne kemi bërë për shtyrjen e hetimeve”, u shpreh Salianji para mediave.

Salianji po hetohet për nxjerrje të sekretit hetimor, për denoncimin e audiopërgjimit të “Babales” (Albert Veliut) ku pretendohej se ishte regjistruar Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj teksa fliste për një ngarkesë droge drejt Italisë, që më pas rezultoi montazh. Rolin e Agron Xhafajt e kishte luajtur kunati i “Babales”, Fredi Alizoti. Video që denoncoi Salianji në konferencë për mediat i ishte dorëzuar nga gazetari Jetmir Olldashi.

Për këtë Prokuroria ka nisur hetimet për trpër Albert Veliun, i etiketuar si Babalja, gazetarin që intervistoi Babalen, Jetmir Olldashin dhe Ervin Salianjin i cili publikoi fashikuj nga dosja hetimore.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ceshtja babale ervin salianji hetime politike hetimet e prokurorise kerkesa per mbyllje te hetimeve ceshtja babale ervin salianji hetime politike hetimet e prokurorise kerkesa per mbyllje te hetimeve

Sondazh

Poll

Politike 20 Shkurt 2019, 08:26

Mesazhi që Paloka i jep Ramës me një foto-montazh

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka sjellë edhe njëherë në vëmendje rrëzimin e bustit të diktatorit Enver Hoxhës.  Paloka është shprehur se rrëzimi i k...