Politike

Opozita djeg mandatet, Basha s’heq dorë nga protesta: Kuvendi do t’i kthehet shqiptarëve (VD)

20 Shkurt 2019, 16:43 Nga DOSJA
Opozita djeg mandatet, Basha s’heq dorë nga protesta: Kuvendi do

TIRANË– Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë me dije vendimin e marrë brenda Këshillit Kombëtar për djegien e mandateve të opozitës.

Këshilli Kombëtar vendosi djegien e mandateve me efekt të menjëhershëm. Në këtë 20 shkurt viti 2019, 28 vite pas rrëzimit të simbolit të diktaturës më të egër që ka përjetuar Europa, shqiptarët do kenë përkrah PD-në. Kurrë më të drejtat e njeriut të mos shkelen siç kanë ndodhur këto 5 vite, që vendit t’i rikthehen zgjedhjet e lira e të ndershme”, tha Basha.

Në një deklaratë për mediet jashtë selisë, Basha ftoi mbështetësit e partisë së tij, të cilët ishin mbledhur në oborrin e PD-së në protestën e nesërme që do të zhvillohet para Kuvendit. 

“Ju ftoj se askush të mos mungojë në protestën e nesërme në orën 10:00 para Kuvendit të Shqipërisë, i cili do t’i kthehet Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe jo krimit.  Zoti i bekoftë shqiptarët, zoti e bekoftë Shqipërinë. Fitore….!”

Më tej, Basha tha se ishte populli ai që e dha mesazhin për opozitën dhe se ai bashkë me deputetët e tjerë iu bindën atij.

“Pas urdhrit të sovranit, i cili ushtoi fuqishëm në protestën më të madhe të 16 shkurtit ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër dhe zgjedhim ti’ bindemi urdhrit të sovranit. Sovrani është populli, jeni ju. Përmes këtij vendimi të vështirë dhe të paprecedentë ne synojmë të çojmë deri në fund betejën tonë për vlerat europiane.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites keshilli kombetar i pd lulzim basha opozita djeg mandatet djegia e mandateve te opozites keshilli kombetar i pd lulzim basha opozita djeg mandatet

Sondazh

Poll