Politike

2 Skenarët surprizë para protestës/ Socialistët bëjnë lëvizjet e minutave të fundit

20 Shkurt 2019, 12:05 Nga DOSJA
2 Skenarët surprizë para protestës/ Socialistët

TIRANË- Pak orë e ndajnë opozitën nga protesta e ditës së nesërme para parlamentit. Protesta e paralajmëruar, pritet të zhvillohet në orën 10:00 të paradites, para Parlamentit, nën masa të rrepta sigurie dhe ku mbi 1200 policë janë të angazhuar për të ruajtur rendin dhe sigurinë. (Lexo këtu).

Kjo siç duket ka bërë që mazhoranca e Edi Ramës të mendojë për zgjidhje alternative për të zhvilluar seancën e nesërme.

Skenari i parë lidhet me orën e zhvillimit të seancës. Burime nga mazhoranca thanë për Dosja.al se seanca është lënë pa orar, në mënyrë që në varësi të situatës të zhvillohet në tjetër orar nga protesta e opozitës.

Po të njëjtat burime, folën edhe për një skenar të dytë, I cila është më “surprizë”, dhe që mund të befasojë Lulzim Bashën por jo Sali Berishën…

Bëhet fjalë për zhvendosjen e seancës plenare nga Parlamenti në Kryesinë e Kuvendit. Kjo mundësi po gumëzhin në korridoret e mazhorancës, dhe do të ishte “shpëtimi” për Edi Ramën dhe socialistës, pasi do të mund të shmangte përplasjen me deputetët e opozitës në parlament.

Dhe kjo nuk është hera e parë…

13 vite më parë, në vitin 2006, më 28 korrik, një vit pasi Sali Berisha kishte marrë pushtetin, kryetari i ri i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte në koalicion me Ilir Meta, që po ashtu sapo kishte themeluar LSI.

Deputetët e LSI-së dhe PS u ngujuan në parlament në 28 korrik, në një seancë kur pritej që Arben Ristani të votohej si anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si kandidat i Partisë Demokratike.

Asokohe, LSI-ja e presidentit të sotëm, Meta kërkonte anëtarin e saj në KQZ dhe për këtë kishte marrë mbështetjen e Ramës.

Nga ana tjetër, në pushtet ishte Berisha, dhe kjo solli që kryeparlamentarja e asaj kohe, Jozefina Topalli të urdhëronte marrjen e kutive të votimit nga salla e parlamentit ku qëndronin të ngujuar LSI dhe PS dhe ‘improvizoi’ një seancë plenare në Kryesinë e Kuvendit. Këto janë dy skenarët që përfliten në PS, dhe koha ka treguar që socialistët dinë të befasojnë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha protesta e opozites 21 shkurt seanca plenare 21 shkurt 2019 skenaret e socialisteve edi rama lulzim basha protesta e opozites 21 shkurt seanca plenare 21 shkurt 2019 skenaret e socialisteve

Sondazh

Poll