LIVE UPDATES
Aktualitet

Protesta/Policia: Synohet hyrja me forcë në Kuvendit, opozita: Ky skenar gjendet vetëm në zyrën e Ramës

20 Shkurt 2019, 15:57 Nga DOSJA
Protesta/Policia: Synohet hyrja me forcë në Kuvendit, opozita: Ky

TIRANË- Policia e Shtetit me anë të një deklarate për shtyp ka bërë me dije se ka marrë disa informacione se protesta e nesërme e opozitës para Kuvendit do të jetë e dhunshme.

Sipas informacioneve e mbledhura nga Policia, mësohet se nga ana e protestuesve synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit, duke ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Kuvendit.

Në deklaratën e saj, Policia u bën apel organizatorëve dhe protestuesve që të distancohen nga dhuna ndryshe forcat e rendit do t’i përgjigjen dhunës me forcën e ligjit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Deklaratë e Policisë së Shtetit – 21 shkurt 2019

Policia e Shtetit në zbatim të ligjit “Për tubimet”, si dhe në mbështetje të së drejtës së organizmit të tubimeve paqësore të qytetarëve, ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e protestës së njoftuar nga subjektet politike të opozitës, për datën 21 shkurt 2019.

Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, si edhe paprekshmërinë e institucioneve gjatë kohës së zhvillimit të protestës.

Nga informacionet e mbledhura nga shërbimet përkatëse, ka të dhëna për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale. Synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit, duke ushtruar dhunë mbi personelin që ka detyrimin ligjor të sigurojë mbrojtjen e institucionit themelor të demokracisë.

Për të parandaluar çdo mundësi të tillë, Policia e Shtetit, u bën apel në radhë në radhë të parë organizatorëve që të distancohen hapur nga dhuna dhe të bëjnë thirrje për respektimin e ligjit nga çdo protestues. Po ashtu Policia e Shtetit u bën apel të gjithë atyre që duan të ushtrojnë nesër lirinë e tubimit dhe të drejtën e protestës, që të mos përfshihen në asnjë rast e për asnjë arsye në veprime të dënueshme ligjërisht.

Policia e Shtetit e siguron opinionin publik, se forcat e rendit dhe sigurisë janë të gatshme t’i përgjigjen me forcën e ligjit dhe në proporcionalitet të plotë, çdo veprimi të paligjshëm apo akti dhune. Po ashtu, janë marrë të gjitha masat për identifikimin dhe skedimin e çdo individi që do të evidentohet si shkelës i ligjit, si edhe për ndalimin e për nxjerrjen e çdo shkelësi përpara drejtësisë.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, për bllokimin e disa rrugëve që lidhen me vendin ku do zhvillohet protesta, si dhe për kontrollet e shtuara përgjatë akseve rrugore kombëtare, që ajo është e detyruar të zhvillojë, në interes të sigurisë së qytetarëve dhe të vetë protestës.

Ftohen të gjithë qytetarët që kanë informacione me rëndësi, të kontaktojnë në anonimat në numrin e telefonit pa pagesë 112, ose në Komisariatin Dixhital!

Pas deklaratës së Policisë, Opozita e Bashkuar me anë të një deklarate për shtyp ka dënuar me prononcimin e Policisë duke e cilësuar si nxitës të dhunës në protestën e së enjtes para Kuvendit të Shqipërisë.

“Nëse ka një skenar dhune apo sulmi ndaj institucioneve, ky skenar gjendet në zyrën e Edi Ramës. Sovrani do të ushtrojë nesër të drejtat e tij, në orën 10.00 para Parlamentit, i cili nuk duhet të mbetet peng i krimit dhe korrupsionit, por t’u kthehet sa më shpejt Shqipërisë dhe shqiptarëve.”

Deklarata e opozitës:

Opozita e Bashkuar dënon më forcë deklaratën e Policisë Politike dhe të Ministrit të fundit të Brendshëm të diktaturës komuniste për nxitjen e dhunës nga opozita në protestën e së enjtes para Kuvendit të Shqipërisë.

Nëse ka një skenar dhune apo sulmi ndaj institucioneve, ky skenar gjendet në zyrën e Edi Ramës.

Të tilla thirrje nga Policia Politike e Edi Ramës janë të dala boje. Protesta e 16 Shkurtit provoi se mes protestuesve nuk ka kriminelë.

Opozita e Bashkuar njofton bandën në krye të qeverisë, Kuvendit dhe të Policisë se koha e kërcënimit të shqiptarëve ka ikur!

Edi Rama mund të ndryshojë axhendën e Parlamentit “339”, mund të arratiset vetë nga Tirana, por është i pafuqishëm të ndryshojë axhendën e popullit!

Sovrani do të ushtrojë nesër të drejtat e tij, në orën 10.00 para Parlamentit, i cili nuk duhet të mbetet peng i krimit dhe korrupsionit, por t’u kthehet sa më shpejt Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Më 16 shkurt pas 5 orësh protestë, kryetari i PD-së Lulzim Basha, njoftoi një protestë të dytë edhe më të madhe do të zhvillohej para parlamentit, ditën e enjte në orën 10:00. (Lexo këtu)  Në një konferencë për mediat, ditën e sotme Ruçi u shpreh se duke pasur parasysh informacionet e organeve dhe thirrjet e ndërkombëtarëve ka vendosur të mos zhvillojë seancën e datës 21, ditën e enjte. (Lexo këtu)

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kuvendi policia e shtetit protesta e opozites 16 shkurt 2019 protesta e opozites 21 shkurt 2019 salla e parlamentit kuvendi policia e shtetit protesta e opozites 16 shkurt 2019 protesta e opozites 21 shkurt 2019 salla e parlamentit

Sondazh

Poll

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?

Shoqata e Biznesit: Rënia e euros po na falimenton, BSH po fsheh atë që po ndodh!

Vasili në SPAK/ Meta: Asnjë shqetësim me drejtësinë, por afera e inceneratorëve

'Jemi pro protestave'/ Takoi Berishën, Meta: Do bashkëpunojmë për sezonin e ardhshëm parlamentar

Proteste per guroren

Tragjedi në Gramsh! Mbyten në Liqenin e Banjës, polumbarët nxjerrin trupat e babait dhe 2 djemve

“Rama ik” thirrje ne Rogozhine

Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!

VIDEO/ Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!