Politike

“Mbi 30 deputetë s’lënë mandatin”, Hyseni e Klosi zbulojnë çdo të ndodhë

20 Shkurt 2019, 11:39 Nga DOSJA
“Mbi 30 deputetë s’lënë mandatin”, Hyseni e

TIRANË- Deputeti i PS-së, Alket Hyseni dhe ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi ishin të ftuarmbrëmjen e djeshme në emisionin “Dritare me Rudinën” në “News 24”, ku mes të tjerash thanë se mes deputetëve të opozitës që janë zotuar të lënë mandatin do ketë rrjedhje. Hyseni përmendi numrin 30, ndërsa Klosi e vuri theksin tek ata individë që e dinë se nuk zgjidhen më në këtë post.

Alket Hyseni: Këtu do jemi, mbi 30 veta nuk do ta pranoni vendimin e liderit. I vetmi person që duhet të jepte dorëheqjen është kryetari juaj.

Fatos Klosi: Është hera e parë që e dëgjoj. Kam bindjen se asnjëri nga deputetët nuk janë për popullin, por për karrierën e tyre. Në opozitë ka shumë njerëz që mendojnë që nuk zgjidhen më. Ata nuk e lënë mandatin. Do dalin shumë firo rrugës.

Spartak Ngjela: Kjo është qesharake për gjithë botën nuk ka ndodhur asnjëherë.

Ervin Salianji: Moj zonjë por aty në atë Parlament s’ka njerëz politikë. Ata janë njerëz që ngrenë vetëm dorën. Janë deputetë liste.

Alket Hyseni: Unë mendoj që opozita i duhet këtij vendi, kanë në radhët e tyre disa njerëz me vlera. Unë them që s’ka djegie mandati.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë vendosur pas mbledhjes së grupeve përkatëse parlamentare, se djegia e mandateve është rruga e vetme për përballjen me qeverinë. (Lexo këtu) Ky vendim erdhi pas protestës së 16 shkurtit, ndërsa opozita tha se pjesëmarrja masive e qytetarëve dhe vendosmëria e tyre kundër qeverisë, u diktoi atyre djegien e mandateve.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alket hyseni djegia e mandateve fatos klosi alket hyseni djegia e mandateve fatos klosi

Sondazh

Poll

Politike 20 Shkurt 2019, 08:26

Mesazhi që Paloka i jep Ramës me një foto-montazh

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka sjellë edhe njëherë në vëmendje rrëzimin e bustit të diktatorit Enver Hoxhës.  Paloka është shprehur se rrëzimi i k...