Politike

Policia e tërhoqi zvarrë, Liza Marku sherr me Bushkën: Jam malësore nuk trembem hiç

28 Janar 2022, 15:29 Nga DOSJA
Policia e tërhoqi zvarrë, Liza Marku sherr me Bushkën: Jam

TIRANË– Nënë Liza Marku e cila preku zemrat e të gjithë shqiptarëve në momentin që u tërhoq zvarrë nga policia tek “5 Maji” ka qenë e pranishme në Komisionin e Ligjeve. Ajo u përplas me kryetaren e Komisionit të Ligjeve dhe tha se nuk trembej nga askush që mund ta ngrinte zërin pak më shumë se ajo. Zonja Marku shtoi se është turp që katër efektivë të merreshin me një të moshuar si ajo. 

Pjesë nga biseda:

Liza Marku: Ne as jemi vra dhe as jemi pre, po dukem përgjigje të saktë nga shteti. ose të na marrin të na pushkatojnë të bregu i lumit. Policia kishte bërë shtetrrethim te 5 maji. çfarë do bënin 1300 polica me 3 të vobektë, kanë ardhur kanë plas në shtëpinë ne si xhandarët e Zogut njëherë  e një kohë. Është turp për shtetin shqiptar të merren katër policë me një plakë, u thashë do futem të marr rrobat e mia, të paktën rrobat e brendshme, të brendshmet të marr. Unë kam pas burrin të sëmurë prej 15 vitesh. Me m’thirr 15 policë un nuk trembem, nuk trembem fare

Bushka: Ke ardhur për politikë apo për hallin tënd, të ngelemi tek shqetësimi juaj.

Liza Marku: Jam pa u la, pa u ndërruar

Bushka: Ju lutem kolegë zonja do të flasë për hallin e saj, zonja Liza urdhëro.

Liza Marku: Mos na lini në mëshirë të fatit

Bushka: Ulu zonja Liza fol sa të duash, por fokusohuni tek halli juaj, më dëgjoni pak

Liza Marku: Mos t’ju vijë keq hiç, jam malësore nuk trembem hiç. Nona nuk e njeh politikën. Unë vdes në rrënoja dhe nuk dal nga shtëpia. Jam malësore unë, s’trembem. 

LAJM KRYESOR: ‘Ligjet’ për ‘5 Majin’, mungon Veliaj! Raporton Nano. Marku: Vdes në rrënoja e s’dal

(F./dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike komisioni i ligjeve 28 janar 2022 komisioni i ligjeve 28 janar 2022

Sondazh

Poll