Politike

PS SHkodër: Voltana Ademi të publikojë listat e zgjedhësve, për zgjedhjet e 6 Marsit

28 Janar 2022, 17:31 Nga DOSJA
PS SHkodër: Voltana Ademi të publikojë listat e zgjedhësve,

SHKODËR- Dega e Partisë Socialiste në Shkodër ka akuzuar kryetaren aktuale të Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, që po bëhet pengesë për mbarvajtjen e procesit zgjedhor më 6 Mars. Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësi i PS-së në Shkodër, Erion Metushi tha se Ademi ka shkelur afatin ligjor të vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për publikimin e listave të zgjedhësve. Gjatë fjalës së tij, ai tha se afati i fundit për të publikuar listat ishte 27 janari, duke shtuar se Ademi nuk e ka bërë publike ende këtë listë.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e datës 22.01.2022 ka miratuar afatet për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie që do zhvillohen me 6 Mars, ku në pikën numër 3 të njoftimit zyrtar për afatet nga KQZ shkruhet: Zyrat e Gjendjes Civile hartojnë listat e zgjedhësve jo më vonë se data 25 Janar 2022. Ndërkohë që brenda 48 orëve nga përfundimi i përditësimit kryetarët e njësive vendore i miratojnë dhe i shpallin listat sipas nenit 48 të Kodit Zgjedhor. Bashkia Shkoder, që në nisje të këtij procesi është jashtë afateve ligjore. Listat duhet të ishin miratuar dhe shpallur që ditën e enjte datë 27 Janar, por dhe pas 24 orëve ky detyrim nuk është përmbushur. Partia Socialiste Shkodër i bën thirrje znj. Voltana Ademi që të bëjë publike menjëherë listat e zgjedhësve dhe të mos bëhet pengesë, në mbarëvajtjen e këtij procesi. Gjithashtu ftojmë institucionet dhe palët politike të përfshira në procesin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kreun e bashkisë Shkodër, të jenë bashkëpunuese dhe bashkëvepruese në garantimin e zgjedhjeve me standard dhe qytetari”, tha Metushi.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike erion metushi voltana ademi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 erion metushi voltana ademi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll