Politike

Përfaqësuesi i policisë tek Ligjet: S’intepretojmë asgjë, mbështesim çdo institucion

28 Janar 2022, 16:52 Nga DOSJA
Përfaqësuesi i policisë tek Ligjet: S’intepretojmë

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ka drejtuar disa pyetje përfaqësuesit të policisë së Shtetit në Komisionin e Ligjeve. Ai e pyeti se çfarë veprimesh bën Policia e Shtetit kur merr një shkresë nga një institucion. Përgjigjia që mori ishte se uniformat e shtetit shkojnë në mbrojtje të çdo institucioni pa e parë nëse është e ligjshme apo jop. Shqyrtimin e ligjshëmrisë së shkresave, ai nuk e konsideroi si detyrë të Policisë së Shtetit. 

Pjesë nga biseda: 

Enkelejd Alibeaj: U është kërkuar mbështetje nga IMT? Ka një akt të shkruar, një datë apo çfarë? Do përgjigjeni apo?

Përfaqësuesi i policisë: Nëse do të duhet që të kem dhe raportin, e kemi. Policia ndërhyri me forca e ka bërë të qartë dhe Drejtori i Përgjithshëm të Polciisë së Shtetit. Data e parë ka qenë 8 tetor 2021, pas vendimit të Këshillit të Ministrave. Në rastin e parë, ishte e firmosur nga zoti Mariglen Qato, i kam shkresat, i administroj. 

Enkelejd Alibeaj: Pra janë shkresat e IMT?

Përfaqësuesi i policisë: Por, qendrorja. 

Enkelejd Alibeaj:  Sa herë ju vjen një shkresë nga IMT, polcia mbyll sytë dhe shkon e e ekzekuton apo bën një analizë ligjore a është e ligjshme apo jo? Apo thjesht e zbatoni?

Përfaqësuesi i policisë: Unë jam këtu si përfaqësues, por nuk jam aq në detaje. Policia e Shtetit në të gjitha, të jeni të bindur, në të gjitha rastet është në mbështetje të IMT, IKMT apo institucioneve të tjera për të mos pasur konflikt mes palëve që janë në konflikt. Detyrimi i Policisë së Shtetit është që të jetë jashtë rrethimit e të mos ketë konflikte. Ky është detyrimi ynë. Kishte intervista, informacione dhe parashikohej që do të kishte. 

LAJM KRYESOR: ‘Ligjet’ për ‘5 Majin’, mungon Veliaj! Raporton Nano. Marku: Vdes në rrënoja e s’dal

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike komisioni i ligjeve 28 janar 2022 komisioni i ligjeve 28 janar 2022

Sondazh

Poll