Politike

Ndreca-banorëve të 5 Majit: As unë s’do firmosja shkresën e Bashkisë Tiranë

28 Janar 2022, 17:23 Nga DOSJA
Ndreca-banorëve të 5 Majit: As unë s’do firmosja

TIRANË– Socialisti Eduard Ndreca u ka dhënë të drejtë banorëve të “5 Majt” në revoltën e tyre kundër Bashkisë së Tiranës. I pranishëm në Komisionin e Ligjeve, ai tha se me ato kushte që ka parë, as ai nuk do të pranonte të firmoste një marrëveshje me Bashkinë. Ndreca shtoi se do të marrin shpjegimin e Bashkisë Tiranë e do ta shqyrtojnë për të bërë një ballafaqim.

“Fakti që ju jeni këtu me mua, nuk është diçka e vogël. Ne e kemi për detyrë, por në kohën e këtyre, në kohën e atyre që kanë përjashtuar këta nuk kishit guxim të flisnit, jo ju, por asnjë qytetar sepse ju vinin natën nëpër shtëpia dhe e dini vetë se çfarë ndodhte. Dhe kështu siç është situata, keni të drejtë, as unë nuk do ta kisha firmosur. Gjithmonë nëse ju keni të drejtë. Por ne do të marrim edhe shpjegimin e Bashkisë Tiranë e do ta shqyrtojmë për të bërë një ballafaqim,”- tha Ndreca. 

LAJM KRYESOR: ‘Ligjet’ për ‘5 Majin’, mungon Veliaj! Raporton Nano. Marku: Vdes në rrënoja e s’dal

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll