Politike

Këshillimi Kombëtar, Rama: Mbi 37 mijë persona e kanë plotësuar, politika te bravat

28 Janar 2022, 17:57 Nga DOSJA
Këshillimi Kombëtar, Rama: Mbi 37 mijë persona e kanë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë bilancin e pyetësorit të nisur për qytetarët. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan e numri i pyetësorëve të nisur me poste ka kaluar mbi 1000 persona, ndërsa online e kanë plotësuar mbi 36 mijë të tjerë. Në postim Rama gjithashtu ka ironizuar situatën në politike, duke theksuar se aji po zhurmon nga bravat.

Postimi i Plotë:

Kalon mbi 1000, numri i pyetësorëve të parë të kthyer me postë nga qytetarët e përfshirë në Këshillimin Kombëtar, ndërkohë që ka kaluar mbi 36.000 numri i pyetësorëve të plotësuar online në linkun https://keshillimikombetar.al/ Le të vazhdojmë të dëgjojmë njëri – tjetrin si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz, për shtëpinë tonë Shqipërinë dhe le të marrim vendimet e duhura për të nesërmen, teksa politika zhurmon nga bravat, qysqitë, sharjet e përçarjet për llogari të atyre që nuk kanë më asgjë për t’i dhënë Shqipërisë

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama keshillimi kombetar edi rama keshillimi kombetar

Sondazh

Poll