Politike

U vetëprangos në taracën e shtëpisë, banori: 11 efektivë më dhunuan, e kam me video

28 Janar 2022, 16:44 Nga DOSJA
U vetëprangos në taracën e shtëpisë, banori: 11

TIRANË– Banori i lagjes “5 Maji” Ledjon Mziu, i cili u prangos në taracën e shtëpisë së tij më 19 janar, ditë kur iu shemb dhe banesa ka denoncuar se është dhunuar nga efektivë të Policsë së Shtetit. I pranishëm në ‘Komisionin e Ligjeve”, Mziu tha se skenën e dhunimit të tij nga policia, e ka me video.

“Ditën që më kanë prishur shtëpinë, kam marrë prangat dhe jam vetëprangosur në tarracën e shtëpisë. Ishin pranga plastike. Unë zotëroj dhe një video ku shihen 11 punonjës policie që më kanë arrestuar e dhunuar. Nuk e kuptoj se përse 11 punonjës policie nuk mund të bëjnë shoqërimin normal të një personi. Jam futur në banesë dhe kam nxjerrë me dhunë nënën time, motrën, vëllain jo, sepse unë kam tre qen një shtëpi dhe vëllai nxorri qentë që të mos iu sueshin efektivëve të policisë. E kam parë veten në video se si më kanë dhunuar. Kallëzimin penal e kam gati, por nuk kam bërë akoma, jemi shumë të tronditur të gjithë si familje, kemi përfunduar në psikolog, kemi kërkuar momente qetësie, më pas do të japim deklarimet tona në prokurori. Nëna ime u tha atyre të FNSH-së, nuk kemi nevojë për këto skafandra sepse ne jemi me duar në xhepa, siç e shikoni,”- tha Mziu. 

LAJM KRYESOR: ‘Ligjet’ për ‘5 Majin’, mungon Veliaj! Raporton Nano. Marku: Vdes në rrënoja e s’dal

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll