Politike

Kandidat për primaret, tërhiqet nga gara për kryebashiak të Shkodrës Ardit Qylybyli

28 Janar 2022, 18:31 Nga DOSJA
Kandidat për primaret, tërhiqet nga gara për kryebashiak të

SHKODËR- Një prej të propozuarve për të kandiduar si kryetar bashkie në Shkodër, Ardit Qylybyli është tërhequr nga gara. Me anë të një postimi në Facebook, ai shkruan se ka zgjedhur që mos të marrë pjesë në garën primare të djelën. Në postim, ai gjithashtu shkruan se do të mbështesë kandidaturat e tjera në primare, duke theksuar se demokratët dhe qytetarët e Shkodrës do të bëjnë zgjedhjen më të mirë për kryebashkiak.

Postimi i Plotë:

 Te nderuar demokrate, qytetare te Shkodres! Une jam propozuar nga strukturat si kandidat per kryetar te Bashkise se Shkodres ne zgjedhjet e pjesshme vendore te 6 marsit. Jam shume i nderuar dhe ndjehem i vleresuar per mbeshtetjen qe me kane dhene demokratet e Shkodres duke me propozuar per garen e primareve. Aktualisht, une jam zevendeskryetar ne detyre i Bashkise Shkoder. Pasi jam njohur me emrat e kandidateve te tjere per primaret, kam vendosur te terhiqem nga votimi i dites se diel per Bashkine e Shkodres. Kjo terheqje eshte ne funksion te perqendrimit te demokrateve ne nje numer me te vogel kandidatesh te mundshëm, por edhe te mbeshtetjes te kandidaturave qe une gjykoj se kane dhe duhet te kene jo vetem mbeshtjen e demokrateve por edhe qytetareve shkodrane. Si deri me tani, do te vazhdoj angazhimin tim maksimal per bashkine, demokratet dhe qytetaret e Shkodres. Jam i bindur se me 6 mars, demokratet e qytetaret shkodrane, do te bejne zgjedhjen me te mire pikerisht duke filluar nga primaret e 30 janarit, guri i themelit i fitores sone te perbashket. Na prifte e mbare te gjitheve bashke per te sotmen e te nesermen e Shkodres, shtepise sone të përbashkët!

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ardit qylybyli zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 ardit qylybyli zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll