Politike

Banori i 5 Majit: Qato më tha, pa firmë kam shembur gjysmën e Tiranës

28 Janar 2022, 16:34 Nga DOSJA
Banori i 5 Majit: Qato më tha, pa firmë kam shembur gjysmën e

TIRANË– Banori i lagjes “5 Maj” ka denoncuar publikisht drejtorin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Mariglen Qato. I pranishëm në Komisionin e Ligjeve, Mziu tha se vetë Qato i ka thënë se pa firmë ka shembur gjysmën e Tiranës e nuk kishte pse të bënte përjashtim shtëpia e tij. 

“Ditën që mu prish shtëpia më ka ardhur në derë shefi i komisariatit numër 4, të paktën kështu u prezantua sepse unë nuk e njoh. I tregova se jam banor i ligjshëm i kësaj ndërtese dhe nuk kam pse ta liroj shtëpinë. Më tha që ka një vendim. I kërkova të më tregonte vendimin. Ai më paraqitit kreun e IMT-së, Mariglen Qaton. I thashë këtij të fundit, ‘zotëri, si do ta shembësh shtëpinë timë, pa firmën time?’. Më tha ‘unë kështu kam shembur gjysmën e Tiranës’. Kjo ishte përgjigjia, fjalë për fjalë. I thashë shefit të policisë që nëse Qato do të shembë shtëpinë timë, atëherë ai do të duhej ta arrestonte,”- tha Mziu. 

LAJM KRYESOR: ‘Ligjet’ për ‘5 Majin’, mungon Veliaj! Raporton Nano. Marku: Vdes në rrënoja e s’dal

(F.m/dosja.l)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike komisioni i ligjeve 28 janar 2022 komisioni i ligjeve 28 janar 2022

Sondazh

Poll