Politike

Socialisti Ndreca-Nënë Lizës: Fjala jote prej burrneshe m’i ka pre gjunjët!

28 Janar 2022, 17:34 Nga DOSJA
Socialisti Ndreca-Nënë Lizës: Fjala jote prej burrneshe m’i

TIRANË– Socialisti Eduard Ndreca është shprehur se është ndjerë i pafuqishëm e me ‘gjunjë të prerë’ para fjalëve e apelit të Liza Markut, të moshuarës që u preku të gjithë shqiptarët pasi u filmua teksa policia e tërhiqte zvarrë tek “5 Maji”. I pranishëm në Komisionin e Ligjeve, Ndreca tha se mllefi i banorëve të asaj zone, nuk duhet të hidhet mbi socialistët, pasi ata janë aty për t’i dëgjuar. 

“Nënë Liza s’kam asnjë diskutim me ty se origjina jote fjala jote prej burrneshe këtu, m’i ka pre gjunjët. Unë jam Mirditor si ty dhe më kufizon. U ke bërë nder edhe të tjerëve se më ke hequr ca pyetje dhe duhet të ta dinë për nder këto dy djemtë që janë këtu. Dua t’iu vë në dijeni, po flas me këto se me ty nënë Liza skam asnjë konflikt, po më the ti ta lë, unë e lë fare diskutimin. Ne jemi në Komision të Ligjeve dhe ky komision ka rënë dakord që të thirrej kjo seancë dëgjimore. Mllefin që keni s’duhet të na e hidhni ne,”- tha Ndreca. 

LAJM KRYESOR: ‘Ligjet’ për ‘5 Majin’, mungon Veliaj! Raporton Nano. Marku: Vdes në rrënoja e s’dal

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike komisioni i ligjeve 28 janar 2022 komisioni i ligjeve 28 janar 2022

Sondazh

Poll