Politike

VD-Alibeaj kërkon Veliajn në Komision, Bushka: U kujtuat pas dy vitesh për ‘5 majin’

28 Janar 2022, 14:20 Nga DOSJA
VD-Alibeaj kërkon Veliajn në Komision, Bushka: U kujtuat pas dy vitesh

TIRANË – Mbledhja e Komisionit të Ligjeve lidhur me shembjen e banesave në lagjen ‘5 maj’ në 19 janar u shoqërua me debate mes deputetëve të opozitës dhe të mazhorancës. Në debat u përfshi dhe kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka. N/kryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj këmbënguli që mbledhja të shtyhej në një datë tjetër pasi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nuk mori pjesë sot. Bushka iu përgjigj Alibeajt se opozita po kujtohet për banesat e familjeve në “5 maj” kur çështja ka dy vite që ka nisur.


PJESË NGA MBLEDHJA E KOMISIONIT TË LIGJEVE:

KLOTILDA BUSHKA: Këtë përgjigje me letër e ka sipas ligjit. Dëgjesa është organizuar. Nuk e ka detyrim të jetë i pranishëm. Bëjmë mirë të mos flasim, të dëgjojnë të ftuarit . Problemet kanë që në janar 2020, ju u kujtuat në janar 2022. Nuk jemi këshill bashkiak të ndërmjetësojmë zgjidhjen. Do t’i dëgjojmë të gjithë. Nuk komunikoj të shtyj mbledhje.

ENKELEJD ALIBEAJ: Edhe njëherë, edhe njëherë, edhe njëherë zonjë. Nuk e detyrojmë dot ne policinë, e vetmja gjë që na mban këtu është detyrimi ndaj qytetarëve. Nuk ka lidhje me këshillin bashkiak, jemi Kuvend.

KLOTILDA BUSHKA: Po i ndërprisni fjalën z.Gogu.

(Enkelejd Alibeaj flet me mikrofonin fikur)

LAJMI KRYESOR: ‘Ligjet’ për ‘5 Majin’, mungon Veliaj! Raporton Nano. Marku: Vdes në rrënoja e s’dal
(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj klotilda bushka komisioni i ligjeve 28 janar 2022 enkelejd alibeaj klotilda bushka komisioni i ligjeve 28 janar 2022

Sondazh

Poll