Politike

VD-Banesat te ‘5 maji’, Nano: Ndërhymë pasi morëm sinjalizim se do digjej një makinë

28 Janar 2022, 15:19 Nga DOSJA
VD-Banesat te ‘5 maji’, Nano: Ndërhymë pasi morëm

TIRANË – Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano raportoi për veprimet e forcave të rendit për prishjen e banesave në lagjen “5 maj” në 19 janar. Nano tha se policia mori sinjalizim për djegien e mundshme të një makine në zonë. Ai shtoi se forcat e rendit nuk kanë tejkaluar përdorimin e forcës ndaj qytetarëve duke e konsideruar se është përdorur forcë proporcionale.


“Në datë 19 janar, struktura e Policisë së shtetit, në mbështetje të kërkesave të bashkisë Tiranë, kanë ndihmuar në lirimin e sheshit për prishjen e banesave në rrugën 5 Maji. Në vijim të kërkesës për shmangien e incidenteve gjatë prishjes së banesave në rrugën 5 Maji, si dhe kërkesës së Komisariatit numër 4 për mbështetje. Është tentuar t’i vihet flaka një mjeti parkuar në një nga shtëpitë, që mund të rrezikonte jetën e banorëve, në këto kushte janë shoqeruar 8 shtetas. Theksojmë se gjatë shoqerimit të personave në fjalë është përdorur forcë proporcionale. Personat e shoqeruar janë lënë të lirë menjëherë pas procedurave. Në një intervistë në media, shtetasi në fjalë ka kërcënuar publikisht kryetarin Erion Veliaj. Po ashtu është paraqitur në komisariat, një shtetas i cili thotë se është dëmtuar gjatë ushtrimit të detyrës së tij si gazetar, nga policia. Mbështetja do të vijojë në bazë të kërkesave të bashkisë Tiranë”, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

LAJMI KRYESOR: Ligjet’ për ‘5 Majin’, mungon Veliaj! Raporton Nano. Marku: Vdes në rrënoja e s’dal

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike 6 gledis nano komisioni i ligjeve 28 janar 2022 6 gledis nano komisioni i ligjeve 28 janar 2022

Sondazh

Poll