Politike

VD-‘Ligjet’, Gogu-Alibeajt: Je drejtuesi politik i gjithë Ultësirës Perëndimore

28 Janar 2022, 15:15 Nga DOSJA
VD-‘Ligjet’, Gogu-Alibeajt: Je drejtuesi politik i gjithë

TIRANË – Mospjesëmarrja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve ka ndezur debatet mes opozitës dhe mazhorancës në këtë komision. Deputeti i Partisë Socialiste Toni Gogu ironizoi n/kryetarin e Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj duke e quajtur “drejtues politik të Ultësirës Perëndimore” pas emërimeve të shumta që Alibeaj ka marrë në Partinë Demokratike. Gogu i tha se komisioni nuk mund ta ndihmojë Aliebajn të vendoset në këshillin bashkiak të Tiranës pasi i duhet të dorëhiqet nga funksionet politike për të garuar në zgjedhje lokale.

“Kryetari i grupit parlamentar të PD, drejtuesi politik i Fierit, Vlorës, Shkodrës dhe gjithë Ultësirës Perëndimore do të marrë edhe detyrën e anëtarit të këshillit, ka dëshirë ta marrë ka një zgjedhje të japë dorëheqjen nga anëtari i Kuvendit ku bëhen ligje dhe të shkojë të garojë për anëtar të këshillit bashkiak. Nuk ia zgjidhim ne hallin. Nëse do ta dëgjojë kryebashkiakun live, të marrë detyrën e anëtarit të këshillit bashkiak. Po kjo ndodh në 2023”, tha Gogu.

LAJMI KRYESOR: Ligjet për ‘5 Majin’, mungon Veliaj! Raporton Nano. Banorët: Qato tha, merrni lesht

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj komisioni i ligjeve 28 janar 2022 toni gogu enkelejd alibeaj komisioni i ligjeve 28 janar 2022 toni gogu

Sondazh

Poll