Politike

Banori i 5 Majit lexon shkresën që u çon Bashkia: Heq dorë nga prona, pa pretendime

28 Janar 2022, 16:12 Nga DOSJA
Banori i 5 Majit lexon shkresën që u çon Bashkia: Heq dorë

TIRANË– Banori i lagjes “5 Maji” Ledjon Mziu ka lexuar shkresën që i ka mbërritur në shtëpi para se t’i shembej banesa. I pranishëm në Komisionin e Ligjeve, Mziu tha se sipas asaj shkrese, ai duhet të paraqitej tek noteri dhe të firmosë që të heqë dorë nga prona. Madje, aty theksohej se nuk mund të pretendonte as në ato çaste dhe as në të ardhmen në këmbim të pronës së tij. 

“Jo vetëm unë por të gjithë banorët janë njohur me këtë shkresë,si ata me letra edhe ata pa letra. Sipas kësaj shkrese unë duhet të paraqitem tek noteri dhe do të firmos që heq dorë nga prona ime. Këtu janë tetë faqe dhe unë që nuk jam jurist i kuptoj, prandaj nuk pranoj ta firmos, mua më vjen njoftimi për lirim dhe më pas me paraqit një marrëveshje. Po ta shohësh e kupton dhe i vë në dukje. gjashtë janë vetëm garanci që ne duhet t’i japim Bashkisë së Tiranës, dy faqe janë premtimi i tyre për ne. Imagjino t’ja japësh një juristi këtë. Ja çfarë thotë ‘unë si banor heq dorë përgjithmonë nga prona ime dhe ia kaloj Bashkisë’. S’duhet të kem asnjë pretendim, as në të ardhmen,”- tha Mziu ndër të tjera. 

LAJMI KRYESOR: ‘Ligjet’ për ‘5 Majin’, mungon Veliaj! Raporton Nano. Marku: Vdes në rrënoja e s’dal

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike komisioni i ligjeve 28 janar 2022 komisioni i ligjeve 28 janar 2022

Sondazh

Poll