Politike

Banori i 5 majit: Shteti më çon nga shtëpia private në pallat me një vendim të IMT

28 Janar 2022, 16:22 Nga DOSJA
Banori i 5 majit: Shteti më çon nga shtëpia private në

TIRANË– Banori i “5 majit”, Ledjon Mziu është shprehur se shteti përveçse po e ngre nga shtëpia private dhe po e çon të jetojë në një pallat, nuk i premton as dhënien e metrave katrorë të cilat ai i zotëron. I pranishëm në Komisionin e Ligjeve, Mziu tha se shtëpia e tij është shembur me vetëm nje vendim të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, pa kaluar në Këshillin Bashkiak apo në Gjykatë. 

Pjesë nga biseda;

Ledjon Mziu: Unë kam 239 metra katrorë banesë dhe 187 metra katrorë hapësirë. Si mund të më marrësh këtë pronë dhe të më japësg 303 metra katrorë pallat. Unë kam zgjedhur të jetoj në shtëpi private, pse duhet të më detyrojë shteti të jetoj në pallat. Pse? Ne jemi tre kurora që jetojmë në shtëpi dhe kemi bërë dhe shtesa. Të gjitha i kam në proces legalizimi, por nuk po i llogaris fare këto. Po llogaris të tjerat. Mua shtëpinë s’ma ka prishur as tërmeti. Ma shembën me vetëm një njoftim ku më kërkuan të dal jashtë, pa firmos asnjë marrëveshje. Më është shembur shtëpia vetëm me një vnedim të IKMT-së pa një vendim të Këshillit Bashkiak dhe pa asnjë vendim Gjykate. Meqë jemi në Komisionin e Ligjeve, më thotë dot njeri a ka shpërdoruar detyrëm IMT? Ma shpjegon dot njeri? 

Klotilda Bushka: Ne nuk bëjmë dot Gjykatbn këtu, mund t’i padisni.

Ledjon Mziu: I kam paditur, s’më ka marrë njeri parasysh asgjë.

LAJM KRYESOR: ‘Ligjet’ për ‘5 Majin’, mungon Veliaj! Raporton Nano. Marku: Vdes në rrënoja e s’dal

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike komisioni i ligjeve 28 janar 2022 komisioni i ligjeve 28 janar 2022

Sondazh

Poll