Aktualitet

‘Ligjet’/ Marku:Nuk jam në listën që do shemben banesat,projekti prek shtëpinë time

28 Janar 2022, 16:02 Nga DOSJA
‘Ligjet’/ Marku:Nuk jam në listën që do shemben

TIRANË – Banori i lagjes “5 maj” në kryeqytet Elson Marku u shpreh në Komisionin e Ligjeve lidhur me shembjen e banesave nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë së Tiranës në 19 janar. Ai deklaroi se edhe pse nuk është në listën e qytetarëve që do t’i shembej shtëpia, projekti i ‘Unazës së Madhe’ prek dhe shtëpinë e tij. Kryetarje e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka u shpreh e habitur se si mund t’i shembej banesa nëse nuk ka marrë as njoftim nga IMT-ja dhe nuk është i vendosur në listën për shembjet e shtëpive.


PJESË NGA MBLEDHJA E KOMISIONIT Të LIGJEVE:

Bushka: Ju quheni Elson Marku?

Marku: E dimë që është një projekt rindërtimi, që do futen 130 banesa. Do krijohen qendra biznesi,. Nuk besoj që ka forcë shteti që qendrat  biznesit të jenë shtetërore.

Bushka: çfarë banese keni ju atje. çfarë keni komunikuar me bashkinë? A ju ka njoftuar bashkia për këtë projekt dhe kur?

Marku: Unë jam Elson Marku, i cili kam një mobileri druri në 1998 në zonë. 2015 kam aplikuar për legaliozim. 2016 e kam dhënë me qera. Që në 1999, kam paguar tatim burimin. Kur unë kam bërë, më lind e drejta të paguajë një tatim burimi.

Bushka: Mos u mërzit nga pyetjet. Ta prek këtë banesë projekti? çfarë shpërblimi ju është premtuar?

Marku: Nuk jam në listën e personave që më prishet banesa. Por, projekti që ka dalë prek dhe banesën time.

Bushka: Si? Nuk ju jeni në listën e prishjës së banesave dhe e dini që do ju prishet banesa? Na i lini si informacion ti verifikojmë.

LAJMI KRYESOR: ‘Ligjet’ për ‘5 Majin’, mungon Veliaj! Raporton Nano. Marku: Vdes në rrënoja e s’dal
(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet elson marku klotilda bushka komisioni i ligjeve 28 janar 2022 elson marku klotilda bushka komisioni i ligjeve 28 janar 2022

Sondazh

Poll