Aktualitet

VD-Iu shemb banesa në ‘5 maj’, Marku: A nuk meritoj një shtëpi në një nga 6 kullat?

28 Janar 2022, 15:35 Nga DOSJA
VD-Iu shemb banesa në ‘5 maj’, Marku: A nuk meritoj një

TIRANË – Banori i lagjes “5 maj” Elson Marku pyeti anëtarët e Komisionit të Ligjeve nëse ai dhe qytetarët e tjerë, të cilëve u janë shembur shtëpitë në lagjen “5 maj” meritojnë të marrin banesa në kullat që po ndërtohen në kryeqytet. Në këtë mbledhje, Marku falenderoi arkitektin italian Stefano Boeri, i cili ka projektuar ndërtimin e kullave në kryeqytet. Ai akuzoi qeverinë se po i shtyn banorët e “5 majit” në krim duke iu marrë në mënyrë të paligjshme pronat dhe duke iu shembur banesat.


“Projekti i Stefano Boerit për rindërtim, e falenderoj. Çdokush që i prishur prona, a nuk e meritojmë të marrim një shtëpi në një nga këto kullat tuaja? E gjithë njolla e ndërtimit, janë dhënë dhe lejet. Janë përcaktuar dhe firmat ndërtuese. Nuk dua të ndalem, në këtë kullën 37 kate, as në këto 6 kulla nga 37 kate. S’na jepni gjë, po na shkatërroni, po na shtyni në krim. A nuk do ishte normale që një banor i lagjes të merrte banesë në një nga këto kullat? Nga shembja e 38 banesave tona, merrni mbi 15 mijë m2. A nuk do ishte normale të më jepni shtëpi në një nga kulla?”, tha në Komisionin e Ligjeve Elson Marku.

LAJMI KRYESOR: Ligjet për ‘5 Majin’, mungon Veliaj! Raporton Nano. Banorët: Qato tha, merrni lesht
(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet elson marku komisioni i ligjeve 28 janar 2022 elson marku komisioni i ligjeve 28 janar 2022

Sondazh

Poll