Aktualitet

FT/ “Largoni gjykatën, kthejmë kanunin”, protestë e veçantë në Shkodër

28 Janar 2022, 14:57 Nga DOSJA
FT/ “Largoni gjykatën, kthejmë kanunin”, protestë e

SHKODËR – Gjyqtarët dhe avokatët në Shkodër kanë protestuar me një slogan ngjitur në godinën e Gjykatës së Apelit në Shkodër. Në xhamin e derës së kësaj gjykate shkruhej slogani “Largoni gjykatat, kthejmë kanunin” duke kritikuar direkt vendimin e qeverisë për shkrirjen e të gjitha gjykatave dhe prokurorive nëpër rrethe për të krijuar një gjykatë dhe një prokurori qendrore.

E gjitha kjo ndodhi gjatë takimit të sotëm të Këshillit të Lartë Gjyqësor me ekspertë të drejtësisë në Shkodër.

Nisma e qeverisë për shkrirjen e gjykatave dhe prokurorive të rretheve është pritur me kritika nga opozita dhe qytetarë pasi në këtë mënëyrë mbingarkohen të gjitha çështjet ligjore në një institucion të vetëm dhe krijohen kosto ekonomike për qytetarët që të marrin pjesë në proceset gjyqësore në Tiranë.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll